>
BIOSHQIP

Alban Mehmeti: Së Shpejti Klipi I Ri I Këngës “Biondina”

04-02-2014
Alban Mhemeti, këngëtari i njohur kosovar vjen ekskluzivisht në këtë intervistë për teksteshqip. Në këtë intervistë ai na rrëfen më shumë rreth projekteve të tij të fundit, pregaditjet për albumin e ri si dhe për jetën e tij private. Ka disa muaj që Albani është i martuar dhe po gëzon jetën e tij bashkshortore. Në vazhdim ju ftojmë të ndjekim intervistën... TeksteShqip: Alban, na trego pak se kur ke filluar të merresh me muzikë? Albani: Muzikën e kam pasur pasion që i vogël, mirëpo zyrtarisht me muzikë kam fillur të merrem me 01.01.2002, ditë kjo që e kemi festuar si fillimi i grupit Aurora, pjesë e të cilëve kam qenë rreth 6 vite. TeksteShqip: Sa kohë u bënë që merreni me art? Albani: Siç e përmenda edhe më lart, tani i bie që kam mbi 12 vite që merem me këtë gjë.



TeksteShqip: Alban, së fundmi keni publikuar këngën tuaj më të re "Bjondina" që e sollët për festat e fundvitt? Mund të na flisni pak më shumë rreth këtij projekti? Albani: Po ky është projekti im i fundit që rastësisht ka qëlluar në fund të vitit dhe me që është këngë ritmike e kam publikuar nëpër projektet e fundvitit. Mirëpo tani veq kanë përfunduar xhirimet e videoklipit të kësaj kënge dhe shpresoj që nëse gjithçka shkon sipas planit, klipi duhet të dalë nëpër media këtë javë. TeksteShqip: Kur do të kemi projekte të reja nga Albani pas këngës "Bionadina"? Keni menduar të realizoni ndonjë këngë të re me klip? Albani: Unë gjithmonë bëj plane, dhe pas klipit të këngës "Biondina" kam edhe këngë të tjera që janë thuajse të gatshme të cilave besoj që me kohën do ti realizoj edhe klipet. TeksteShqip: Një kohë e gjatë pa u paraqitur në festival? Mendoni të merrni pjesë në një nga festivalet tona, tani që po fillojnë edhe pregaditjet për Top Fest 11? Albani: Ështe e vërtetë që ka rreth 4-5 vite që nuk kam qenë pjesë e ndonjë festivali. Kjo vetëm për shkak se jam ndier komod me punën dhe angazhimet e shumta që kam pasur. Megjjthatë dëshira në një të ardhme gjithnonë është që kur të kem këngën e duhur, të jem prezent në ndonjërin nga këto festivale prestigjioze.



TeksteShqip: Ka rreth 2 vite që nuk keni sjellë edhe ndonjë album në treg? Mendoni ta realizoni një tjetër po mendoni edhe ju si kolegët tuaj që projektet e tilla nuk kanë edhe aq shumë përfitime? Albani: Tani ky është synimi im kryesor, pasi që unë kam sjellur në treg disa albume, por me këngë të përpunuara, ndërsa këngët e mia i kam publikuar më tepër solo. Mirëpo pavarësisht nga ideja se nuk ka përfitim nga albume, këtë vit jam duke punuar në atë drejtim që të nxerr në treg një album vetëm me këngët e mia personale, sepe dua që publiku t'i ketë në duar këngët e mia. Shpresoj që të arrij të realizoj këtë plan sa më shpejt. TeksteShqip: Alban, u bë ca kohë që po e shijoni jetën martesore. Na trego pak se si ka shkuar deri tani dhe se a do të mund ta thërrasim Albanin së shpejti baba? Albani: E vërtetë, që nga 6 tetori 2013 unë jam i martuar dhe deri tani po shkon shkëlqyeshëm. Ndërsa sa për baba do ta kuptoni shumë shpejt me emër të Zotit.



TeksteShqip: Alban, ne të falenderojmë që gjete kohë për intervistën. Për fund ndonjë porosi... Albani: Ju falenderoj nga zemra ju dhe të gjithë lexuesit tuaj, për përkrahjen ndaj meje dhe shpresoj që t'u sjell sa më shumë këngë të bukura.
(Teksteshqip.Com)

Alban Mehmeti: Së Shpejti Klipi I Ri I Këngës “Biondina”