A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Albërie Hadërgjonaj Sjellë Baladë Mahnitëse Në “Kënga Magjike”


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  11
[02-11-2015]
Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj është prezantuar në fazën e parë të festivalit "Kënga Magjike 2015", pasi këtë vit ajo ka vendosur të jetë njëra nga pjesmarrëset e edicionit të 17-të të këtij festivali.

Albëria u prezantua me "Me dorën shtrirë", një baladë mahnitëse e cila impresioni publikun dhe ajo e solli me interpretimin më të mirë të mundshëm.

Kjo këngë flet për fëmijët e varfër të cilët gati çdo ditë i shohim rrugëve me dorën shtrirë. Vargjet e mrekullueshme janë shkruar nga Olti Curri e ndërsa kënga është punuar nga Kledi Bahiti.

Interpretimi i fuqishëm i këngëtarës bëri që kënga të duatrokitet dhe të merrë menjëherë pëlqimet e para të publikut.

Në linkun më poshtë mund të ndiqni këngën & të lexoni tekstin mundësuar nga www.teksteshqip.com.
 (B.A/Teksteshqip.Com)

      Alberie Hadergjonaj - Me Doren Shtrire [Teksti dhe Klipi]




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019