TEKSTESHQIP
Biografia
Një këngëtare legjendë që çdo shqiptar e ka në zemër dhe vendlindja i ka dhënë titullin e madh "Nderi i Kosovës". E njohur nga këngët magjepsëse të saj, kjo këngëtare gjeni me zë brilant dhe shpirt të madh, është edhe një grua e mrekullueshme dhe një nënë shumë e zonja. E adhuruar nga njerëzit e thjeshtë, por dhe nga politikanët më të pushtetshëm në Shqipëri dhe në Kosovë, që nga ish Presidenti Rugova, Presidenti Bexhet Pacolli, Ramush Hajradinaj dhe shumë të tjerë, të cilët e ftojnë vazhdimisht në çdo aktivitet të rëndësishëm. Albëria ka lindur në Deçan, aty ka kaluar fëmijërinë, një fëmijëri sa të bukur aq dhe tragjike, pasi kurrë nuk ka mundur ta njoh babanë e saj. Ka qenë 8-muajshe në barkun e nënës së saj kur babai i saj ka vdekur në Gjermani. Në vitin 1988, e detyruar nga reprezaljet serbe emigron në Amerikë. Në Shqipëri ka ardhur në fillimet e demokracisë. Debutimin e parë në skenën shqiptare e ka bërë tek spektakli "12 në Hollivud". Ka kaluar një jetë me plot suksese dhe aventura, është martuar në moshën 15-vjeçare. Në moshën 16-vjeçare është bërë nënë. Në moshën 18-vjeçare është bërë përsëri me një vajzë tjetër. Historia dhe kontributi i saj në skenë dhe në jetë është aq i madh se nuk do ta nxinte kjo biografi e shkurtër në teksteshqip.com, por as disa libra të tërë. Ajo merr aq shumë kërkesa për të kënduar, sa të gjitha weekend-et i ka të zëna.

Ajo përjetoi disa sfida në jetën e saj siç ishin: një vajze që u bë nënë në moshën 15 vjec, zhgënjimi dhe ringritja pas një divorci të hidhur në moshën 32-vjeçare, jeta si si nënë single në SHBA, përballjet e saj të vështira dhe forca t’u ngritur përsëri, tradhëtia nga ish bashkëshorti në burg dhe relativizimi që i bën kësaj sot duke e respektuar si babain e vajzave.

Albëria ka marrë shumë çmime gjatë karrierës së saj, çmime të dyta, të treta, të Parë në Festivalin Kombëtar në vitin 1998 me këngën "Mirësia dhe e Vërteta", një krijim i Luan Zhegut dhe shkruar nga Arben Duka. Kënga "Lozonjarja" u bë hit në vitin 1997, që edhe sot të rinjtë e këndojnë nëpër karaoke. Edhe kënga "Jeta s'është lodër" dhe "Loçka jeme", pati një sukses të madh. Në vitin 1997 është shpallur te "Kënga Magjike" "Kantautorja më e mirë e vitit". Ka dy vajza, Agnesën dhe Anxhelinën.