TEKSTESHQIP
Albërije Hadërgjonaj - Të Dua Zemër, Ty Të Dua
Albërije Hadërgjonaj
Të Dua Zemër, Ty Të Dua

Kompozitor është Luan Zhegu, tekstin e përgatiti Jorgo Papingji, ndërsa arranzhimi është krijuar nga Shpëtim Saraçi.

Teksti :: Song Lyrics

Të dua zemër ty të dua
ndoshta për ty jo s'është problem
në çdo fjalë që ti më thua
është fshehur brenda një dilemë

Të dua zemër po ta dije
sa vuaj se të dua shumë
me siguri nuk do më lije
ti ngrysja netët e pagjumë

Të dua zemër sa të dua
një dyshim më ndjek nga pas
sa herë i puth buzët e tua
më duket sikur të humbas

Të dua ty me të vërtetë
ja që unë tek ti dyshoj
të dashurosh nuk është e lehtë
ndihmomë i dashur ta besoj

Të dua zemër unë ty të dua
por ndoshta s'di si ta tregoj
ndaj shtrëngomë në krahët e tua
dhe le të bëhet çfarë të dojë
Komente 0