TEKSTESHQIP
Albina Kelmendi & Aurela Gaçe - Motra Jem
Albina Kelmendi & Aurela Gaçe
Motra Jem

Komponues i muzikës dhe producenti audio është Enis Mullaj, teksa autorë të tekstit janë Eriona Rushiti, Enis Mullaj & Aurela Gaçe. Hidhet një tjetër hap i rëndësishëm në rrugëtimin drejt suksesit, pasi ky hit paraqitet tek adhuruesit e shumtë i plotësuar shumë bukur edhe me videoklip, për video produksionin e të cilit është përkujdesur MAX Production. Ky klip-hit impaktoi online me datë 16 Prill 2025 dhe direkt pas publikimit vemendja e portaleve të showbizit u kthye tek kjo këngë.
 Sa nga ju e gjejnë veten tek kjo këngë? Dashuria për motrën e vëllanë është sublime. Sa do jeta na ndan e na përplas, familja eshtë streha, supi ku mbeshtetemi, dora që mbajmë gjithmonë shtrënguar. Është pikërisht familja, gjaku yt.
Teksti :: Song Lyrics
Fjongo e bardhe, Me ka mbetur ketu ne raft
A e mban vend, Kur floket thurnim bashke
Motra jem, ti e ndjen kur zemra po me dhemb
Rrugen mer, boten krejt permbys e kthen

Ref.
Kam me t'dashte, Sa te jem gjalle
Ty kam me t'dasht, Si syte ne ball
Me ty qesh, Me ty qaj
Se ty te kam, Dhe nene dhe babe
Kam me t'dashte, Sa te jem gjalle
kam me t'dasht, Si syte ne ball
Me ty qesh, Me ty qaj
Se ty te kam, Te kam gjithçka

Shpirti im, Me kilometra larg te kam
Sa me mungon, Sy me sy nje hall ta qajme
Se vitet shkojne, E ndoshta jeta na mban larg
Mos harro, Ne damar na rrjedh nje gjak

Ref.
Kam me t'dashte, Sa te jem gjalle
Ty kam me t'dasht, Si syte ne ball
Me ty qesh, Me ty qaj
Se ty te kam, Dhe nene dhe babe
Kam me t'dashte, Sa te jem gjalle
kam me t'dasht, Si syte ne ball
Me ty qesh, Me ty qaj
Se ty te kam, Te kam gjithçka

DËRGOI:
Renditja
Top 200
Komente 0