TEKSTESHQIP

Anjeza: “Ujë Në Shkretëtirë“, Pasuri Që Vështirë Mund Të Arrihet!

13-3-2014
Anjeza: “Ujë Në Shkretëtirë“, Pasuri Që Vështirë Mund Të Arrihet!
Anjeza Shahini është ajo e cila së fundmi ka lansuar videoprojektin e saj të rradhës "Ujë në shkretëtirë". E pyetur nga TeksteShqip, Anjeza na rrëfen më shumë rreth pregaditjes dhe prapaskenave të këtij projekti si dhe të rejat nga jeta e saj private...

TeksteShqip: Anjeza, së fundmi keni publikuar videoklipin tuaj më të ri "Ujë në shkretëtirë". Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti?

Anjeza: Është një projekt që e kam nisur në fillim të këtij viti, së bashku me kompozitorin e këngës, Mario Deda, dhe pasi u shkruajt teksti nga Olti Curri, menjëherë u futëm në studio. Doja shumë që të realizohej pikërisht tani, dhe me punë intensive Me ID Production realizuam edhe videoklipin në kohë.
TeksteShqip: "Ujë në shkretëtirë", përse ky tekst? Cila është domethënia e vërtetë e këngës?

Anjeza: Teksti është shumë i lidhur me muzikën, Olti sapo dëgjoi muzikën menjëherë i erdhi në mendje fjala shkretëtirë, dhe në bazë të kësaj u krijua e gjitha. E titulluam pikërisht "Ujë në shkretëtirë" sepse pasuritë e mëdha si uji në shkretëtirë, nuk vijnë thjesht, edhe në tekst "uji" metaforë e dashurisë është shpresa që mban me frymë një dashuri, një qëllim apo një ëndërr sado e vështirë të jetë ajo.

TeksteShqip: Ka disa ditë që është lansuar kënga? Jeni e kënaqur me suksesin e saj deri tani?

Anjeza: Nuk do e quaja sukses, pasi suksesi matet në kohë, por jam e lumtur me vlerësimet dhe urimet që kam marrë deri tani.

TeksteShqip: Një videoklip mjaft interesant nga "ID Video Production". Sa jeni ndarë e kënaqur mu punën e këtij produksioni?

Anjeza: Ky produksion në fakt i afrohej shumë ideve dhe gjuhës me të cilën doja ta përcillja unë këngën, në atë të një filmi mistik. Kemi bërë një punë të vështirë, me mot jo të përshtatshëm për atë që donim të realizonim në natyrë, dhe për këtë është dashur durim e mirëkuptim, që mes nesh u gjetë fare mirë. Uroj ky bashkëpunim të shkojë edhe më tej.
TeksteShqip: Cilat do të jenë projektet e tua të rradhës pas këtij klipi?

Anjeza: Këngë të tjera, ky është misioni ynë. Aktivitete dhe pjesemarrje në programe të ndryshme televizive.

TeksteShqip: Jeni e angazhuar me koncerte?

Anjeza: Janë programuar disa deri në muajin maj, e më pas të shohim.

TeksteShqip: Flasim pak për jetën private? Kemi marrë vesh që të dashurin e ke britanik? A do ta shohim së shpejti Anjezën me fustan të bardhë?

Anjeza: Po pse doni të më martoni menjëherë(qesh), më ngadalë. Gjithçka ka kohën e vetë.

TeksteShqip: Anjeza çfarë mendoni për albumet, mendoni se kanë prurje dhe a do të kemi së shpejti album nga ju?

Anjeza: Në krahasim me vite të shkuara nuk është i njëjti fluks pasi tashmë interneti ka ndrshuar tregun në gjithë botën, megjithatë unë mendoj se edhe pse vështirësitë janë rritur në realizimin e tyre, janë të domosdoshme, janë pasaporta e këngëtarëve, ndaj do të shpresoja shumë që të risillej kjo traditë më fuqishëm. Do të punoj fort që të sjell një album të dytë por nuk mund të them kur.

TeksteShqip: Anjeza, të falenderojë që gjete kohë të ishe në këtë intervistë?

Anjeza: Ju falenderoj shumë për suportin dhe dashurinë që më jepni pa kursim. Përqafime!
Anjeza Shahini
Uje Ne Shkretetire
[Teksti dhe Klipi]
(Teksteshqip.Com)

Komente 0