TEKSTESHQIP
Anxhelo Koci - Të Përshëndes
Anxhelo Koci
Të Përshëndes
(Feat. Ergys Shahu)

Materiali muzikor finalizohet para një audience më të gjerë i plotësuar me vlera artistike me anë të një videoklipi, për produksionin e të cilit është bashkëpunuar me ND Film Pro. Ky videoklip u publikua me datë 3 Maj 2018. Kënga vjen e kompozuar nga vetë artisti, teksti ka punuar si autor Endrit Mumajesi, ndërsa për orkestrimin është kujdesur Alsked Rrenja.
Teksti :: Song Lyrics
[Anxhelo:]
Me ty i kam sot ca fjalë
dashni, o dashni
një mendim kurrë s'ma ke marrë
dashni, o dashni

[Ergys:]
Si e fale kur të bëri lodër?
dashni, o dashni
Sot ti je pika ime e dobët
dashni, o dashni

[REF.:]
O dashni, më thuaj ti
një arsye që unë të jetoj
O dashni, më vrave ti
me ktë dhimbje dhe ty vallzoj
O dashni, të përshëndes
ti s'do vish, po unë të pres!
O dashni, ti kalo mirë
bëre me mu ç'kishe dëshirë

[Ergys:]
Më le sytë në telefon
dashni, o dashni
një përgjigje një jetë vonon
dashni, o dashni

[Anxhelo:]
Ti zemrën nuk di kujt ja jep
dashni, o dashni
Ti e do, për ty keq flet
dashni, o dashni

[REF.:]
O dashni, më thuaj ti
një arsye që unë të jetoj
O dashni, më vrave ti
me ktë dhimbje me ty vallzoj
O dashni, të përshëndes
ti s'do vish, po unë të pres!
O dashni, ti kalo mirë
bëre me mu ç'kishe dëshirë

DËRGOI:
Rryma muzikore
Pop
Renditja
Top 200
Komente 0