TEKSTESHQIP

Arif Vladi
Jakup Ferri
Lyrics

Ç'është ai xhog i kuq e i bardh'
Nga beteja sjell haberin
Heu Mespërmes bjeshkës i bie
Fill i vetëm pa luftëtarin
Ndal doriu n'shteg t'oborrit
Shkumbë nga goja e hingëllima
Mbeti trimi n'log t'mejdanit
Gjakun e tij e pin' lendina.

Ref.
Jakup Ferri mor ku je
Thërrasin malet me piskam
Tridhjet krena o i ke pre
Me shtatë plagë po rri në kambë

Jakup Ferri mor ku je
Thërrasin malet me piskam
Tridhjet krena o i ke pre
Me shtatë plagë po rri në kambë

Si dori i lashtë legjendash
Ai po vjen me vrap drejt pragut
As ujëvarat e Valbonës
Nuk ia lajnë rrëketë e gjakut.
Rrin mbështet si shkrep mbi mal
Rrjedhë lumi valë gjak
Sytë i ka ai tek vatani
Jakup Ferri me bajrak

Ref.
Jakup Ferri mor ku je
Thërrasin malet me piskam
Tridhjet krena o i ke pre
Me shtatë plagë po rri në kambë

Jakup Ferri mor ku je
Thërrasin malet me piskam
Tridhjet krena o i ke pre
Me shtatë plagë po rri në kambë

DËRGOI: