TEKSTESHQIP
Arif Vladi - Jam Kosova E Shqiptarisë
Arif Vladi
Jam Kosova E Shqiptarisë

Për muzikën e këngës ka punuar kompozitori Edmond Zhulali, ndërsa autor i fjalëve të tekstit është Gjokë Beci.
Teksti :: Song Lyrics
Ç'janë këto xhamë, o si here te tjera
n'atë Drenicë ooo o na u ndal pranvera.
Janë shembë kulla, o e djeg livadhe
ka dal serbi, e po na hap varre.

Flet Prakazi n'dhâmb prej gjaku
Likoshansit ja prenë pragun
sa t'ketë diell e sa t'ketë hanë
jam Drenica o që më kanë thanë

Kur derdh lot o e gjak Kosova (o e gjak)
jemi bashkë ooooo o si mali e bora(jemi bashkë)
ref.
jam Kosova e shqiptarisë
njëqind vjet po i thërras lirisë
po kërkush liri s'po më jep
tym e flak o po më shkon kjo jetë
Boll durova moj Evropë
kam Drenicen gropë mbi gropë
unë jam bij e tokës së lashtë
qoftë mallkue o kush s'na do bashkë

Bajn kuvendo ooo o sot mali e fusha
kur pom del oo o Shaban Polluzha
Kaçaniku more n'ato gryka
Prape pisket oooo o Azem Galica

moj Kosova pashë syt e ballit
pashë atë kullë t'Adem Jasharit
pashë atë qiell që nxinë e kthejellet
mos i lësho o për jetë themelet

kur derdh lot o e gjak Kosova(mori gjak)
jemi bashkë o o si mal e bora(jemi bashk)

ref.
jam Kosova e shqiptarisë
njëqind vjet po i thërrasë lirisë
po kërkush liri s'pom jep
tym e flak o po më shkon kjo jetë
boll durova moj Evropë
kam Drenicën gropë mbi gropë
unë jam bij e tokës lashtë
qoftë mallkue o kush s'na do bashkë

JAM KOSOVA O E SHQIPTARISË.

DËRGOI:
Komente 2