TEKSTESHQIP
Arilena - Nëntori
Arilena
Nëntori

Autor i vijës melodike dhe autor i orkestrimit është Darko Dimitrov, teksa kënga vjen me tekst të shkruar nga Lindon Berisha.
 Ishte hiti muzikor i vitit 2016 me të cilin fama e saj katapultoi jashtë kufijve shqiptarë duke mbajtur kreun e klasifikimeve muzikore europiane e jo vetëm, për javë të tëra. Kjo baladë u rendit e para në "Shazam" dhe "Itunes" në më shumë se 24 shtete. Arilena ka performuar në "Europa Plus" në Rusi, festivali më i madh i muzikës në Europë ku "Nëntori" u çertifikua me 5 disqe "Platinium". Në Kazakistan gjatë festivalit "Astana Dausy", ajo rrëmbeu kupën për këngën më të mirë të vitit për "Nëntori" e njëkohësisht ky projekt shënon edhe 340 miksime zyrtare. Muaj më parë, ajo u shfaq në skenën e "The Voice of Romania" për të performuar live këtë hit të jashtëzakonshëm ndërsa këtë vit, ajo ulet për herë të parë në karrigen e kuqe duke u bërë zyrtarisht trajnerja më e re e edicionit të tretë të këtij spektakli.
Teksti :: Song Lyrics
Lotët më janë tharë
Buza mu bë varr
Dielli nuk më ngroh
Dielli nuk më ngroh

Dhimbje sa një mal
Zemra nuk më fal
Ty më nuk të shoh
Ty më nuk të njoh

Mallkuar qoftë ky muaj
Që më la të vetme përgjithmonë
Nëntori më mori mua dashurinë e parë
Nuk e dua këtë muaj më në kalendar
Nëntori më mori
M'u shua dhe ky zjarrë
Nëntori

Ishim plot me zjarr
Muajt n'kalendar
Kur ishim ne bashkë
Sa ishim ne bashkë

E lumtur duke qarë
Pas teje si e marrë
Gjithve ua thash
Ne dy ua thash

Mallkuar qoftë ky muaj
Qe me la të vetme përgjithmonë
Nëntori më mori
Mua dashurinë e parë
Nuk e dua këtë muaj më në kalendar
Nëntori më mori mu shua dhe ky zjarr
Nuk e dua më këtë muaj
Nuk e dua më këtë muaj
Nëntori, nëntori, nëntori
Vitin më të bukur shkatërroi
Vulën e hidhur shkaktoi
Ky muaj i gjori gjitha m'i mori
Në djall le të shkojë
Ne djall le te shkojë
Nëntori, nëntori

Nuk e dua këtë muaj më në kalendar
Nentori, nëntori, nëntori.

Nuk e dua më këtë muaj
Nuk e dua këtë muaj
Nëntori më mori
Nëntori
Mallkuar qoftë ky muaj
Që më la të vetme përgjithmonë
Nëntori,
Më mori mua dashurinë e parë
Nuk e dua këtë muaj
nuk e dua me kte muaj
Nëntori
Nëntori.
Nëntori.

DËRGOI:
Komente 1