TEKSTESHQIP
Arilena Ara - Ke Me Mungu
Arilena Ara
Ke Me Mungu

Nuk mund të anashkalohej asnjë detaj, ndaj materiali muzikor është lansuar tek audienca i punuar në sferën vizuale me një klip muzikor, i cili u punua nga Imagine Films, teksa u xhirua nga Erkand Shabani, Vesa Caka & Butrint Pasha. Ky videoklip u publikua më 13 Tetor 2021. Komponues i muzikës dhe studio producenti rezulton të jetë Fatjon Miftari, teksa autor i tekstit është Yll Limani.
Teksti :: Song Lyrics
Kur do të shoh e nuk do mund të flas
Kur numrin tënd nuk mund ta thërras
Nuk do jesh këtu me ma hek mërzinë
Me fol për ëndrra e me bo dashni
Në çdo sekond më kujtohesh ti
Po largohesh...

Pse nuk po rrin kur edhe unë kam me t'mungu?

A nuk dhash gjithçka?
A nuk dita me dasht?
A nuk dita me t'mbajtë?
Lamtumirë po m'thu
Po si mundesh me shku e me m'harru?

Ke me mungu
Ke me mungu

Do jetë dimri më i ftohtë
Do jetë viti më i gjatë
Do ta mbush këtë dhomë me lot
Do fundosem pak nga pak
Do largohem nga këtu
Do shkoj ku s'më njeh njeri
Këtë qytet pa ty s'e dua
Në çdo vend m'kujtohesh ti

Pse nuk po rrin kur edhe unë kam me t'mungu?

A nuk dhash gjithçka?
A nuk dita me dasht?
A nuk dita me t'mbajtë?
Lamtumirë po m'thu
Po si mundesh me shku e me m'harru?

Ke me mungu
Ke me mungu

DËRGOI:

VIDEOKLIPE

Komente 2