“Aldi I Nënës“ U Shua Për Të Rilindur Në Këngë
14-9-2015

Të gjithë ne jemi dëshmitar se jeta shpeshë herë është e padrejtë dhe e pabesë, duke na shtyrë ta cilësojmë atë si të pavlerë. Kjo ndodh sidomos në momentet kur përjetojmë humbje të mëdha, siç janë familjarët, e mos më keq fëmijën. Ky fat i padëshiruar e goditi papritmas familjen Kurti nga Ulqini, të cilët në një aksident komunikacioni humbën tragjikisht djalin e tyre, Aldin. Vetë familja Kurti e mori iniciativën që Arsim Bunjaku të punojë një këngë enkas për rastin. Andaj, Arsimi si njerëzor e zemërartë që është, me këtë këngë përcolli emocionet e familjes ndaj këtij të riu shembëlltyrë, edhe më tepër për të përçuar mesazh! Pyetur për projektin në fjalë, Arsimi na rrëfen: "Kënga i dedikohet Aldin Kurtit nga Ulqini, i cili humbi jetën tragikisht në komunikacion. Orkestrimin e ka bërë Florent Boshnjaku, tekstin dhe muzikën vetë, ndërsa klipi u realizua nga komania e suksesshme "EMF Creative" në Ulqin. Qëllimi i kësaj kënge është të përcjellim mesazh te të gjithë të rinjtë që të jënë të kujdesshëm në jetë, veçanërisht në komunikacion.", ka përfunduar ai.
Arsim Bunjaku
Aldi I Nanës
[Teksti dhe Klipi]
(Arsim Kolari - Teksteshqip.Com)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0