TEKSTESHQIP

Asim Gashi
Hasan Aga
Lyrics

Koka kane aga Hasan Aga.
Po i qon vjetat kah potur mahalla.
Është zatet n'qikën potureshe.
Ja kan nis o me lu e me keshe.
Të dyt bashk e kane lidh një bese:
Kur ti bajna ka 15 vjete,
të dyt bashk kem me hy n'xherdeke.
Ni shtrig plak o i paske ngue.
Nanës t'ages shkoj e i ka kallxuuuu uuujuuueeee.

Nanë agës ather qka po bane.
Nër begler nusen ja ka zane.
Ka ardh dita, darsmen e kane bae.
Me tupana e me kengatare.
Me shyhret, nusën ja kan prue.
Hasan aga dhandër s'don me shkue.
Daj e mixh, me zor e kan que.
Pse nuk flet o, nusja ju drejtue,
a spo t'dukëm, apo cejz st'kamë pruuuu uuujuuueeee.

Boll e mir o paske qellue.
Me i'qikë tjetër unë jam besatue.
Hasan age, besën ki me mbajte,
rogtareshë e jotja kam me u bae.
Mezi aga n'leter e ka shkrue
N'sabah nanes nusen me ja que,
se per bes un jetë ka me ndrrue,
Se kta krushq n'xhemat me i marue,
me tupana te vorrët me m'quë uuu uuujuueee.

Qika poturesh në kamë është que:
kta xhemat, oj nanë, a jane tranue,
me tupana xhenazën tuj que.
Hasan aga, oj bij, jetë ka ndrrue.
Ather qika para u paska dale:
ta shoh agën, per mu jetë ka dhane.
Nuk du agen n'vorr vetëm me lane.
Per skej vorrët jau paskan marrue.
Përmbi vorre lulët kanë lulzuuu uuuujuuueeeee
INFO
Për kompozimin dhe për tekstin është kujdesur Mahmut Ferati, teksa autor i orkestrimit është Shpeta Sound.