TEKSTESHQIP
Asim Gashi - Hasan Aga
Asim Gashi
Hasan Aga

Për kompozimin dhe për tekstin është kujdesur Mahmut Ferati, teksa autor i orkestrimit është Shpeta Sound.

Teksti :: Song Lyrics

Koka kane aga Hasan Aga.
Po i çon vjetat kah potur mahalla.
Asht zatetë n'çikën potureshe.
Ja kan nis o me lu e me keshe.
T'dyt bashk e kane lidh nji bese:
Kur t'i bajna ka 15 vjete,
të dyt' bashkë kem me hy n'xherdeke.
Ni shtrig plak o i paske ngue.
Nanës t'ages shkoj e i ka kallxuuuu uuujuuueeee.

Nana agës, ather çka po bane.
Nër begler nusen ja ka zane.
Ka ardh dita, darsmen e kanë bae.
Me tupana e me kengatare.
Me shyhret, nusën ja kan prue.
Hasan-aga dhandër s'don me shkue.
Daj e mixh, me zor e kan çue.
Pse nuk flet, o, nusja ju drejtue,
a s'po t'dukëm, apo çejz s't'kam pruuuu uuujuuueeee.

Boll e mir o paske qellue.
Me i'çikë tjetër unë jam besatue.
Hasan age, besën ki me mbajte,
rogtareshë e jotja kam me u bae.
Mezi aga n'leter e ka shkrue:
N'sabah nanes nusen me ja çue,
se per bes' un jetë kam me ndrrue,
Se kta krushq n'xhemat me i marue,
me tupana te vorret me m'çue uuu uuujuueee.

Çika potureshe në kamë asht çue:
kta xhemat, oj nanë, a jane tranue,
me tupana xhenazën tuj çue.
Hasan aga, oj bij, jetë ka ndrrue.
Ather çika para u paska dale:
ta shoh agën, per mu jetë ka dhane,
nuk du agen n'vorr vetëm me lane.
Perskej vorret jau paskan marrue.
Përmbi vorre lulet kanë lulzuuu uuuujuuueeeee

VIDEOKLIPE

Komente 0