
Aurela Gaçe & Edea Demaliaj
Baladë Për Jakup Ferrin
Baladë Për Jakup Ferrin
Kënga u kompozua nga Kolë Susaj, ndërsa teksti është shkruajtur nga Marash Mëhilli.
Teksti :: Song Lyrics
Ç`'është ai gjok i kuq e i bardh`
Nga beteja sjell haberin,
Mespërmes bjeshkës i bie
Fill i vetëm pa luftëtarin
Si dori i lashtë legjendash
Ai po vjen me vrap drejt pragut
As ujëvarat e Valbonës
Nuk ia lajnë rrëketë e gjakut
Ref.
Jakup Ferri o ku je
Thërrasin malet me piskam
Tridhjet krena o i ke pre
Me shtatë plagë po rri në kambë
Ndal doriu n`shteg t`oborrit
Shkumbë nga goja e hingëllima
Mbeti trimi n`fushë t`mejdanit
Gjakun e tij e pin` lendina.
Rrin mbështet si shkrep mbi mal
Rrjedhë lumi valë gjak
Sytë i ka ai tek vatani
Jakup Ferri me bajrak
Nga beteja sjell haberin,
Mespërmes bjeshkës i bie
Fill i vetëm pa luftëtarin
Si dori i lashtë legjendash
Ai po vjen me vrap drejt pragut
As ujëvarat e Valbonës
Nuk ia lajnë rrëketë e gjakut
Ref.
Jakup Ferri o ku je
Thërrasin malet me piskam
Tridhjet krena o i ke pre
Me shtatë plagë po rri në kambë
Ndal doriu n`shteg t`oborrit
Shkumbë nga goja e hingëllima
Mbeti trimi n`fushë t`mejdanit
Gjakun e tij e pin` lendina.
Rrin mbështet si shkrep mbi mal
Rrjedhë lumi valë gjak
Sytë i ka ai tek vatani
Jakup Ferri me bajrak
- Publikimi: 28/04/2025
- Ora: 10:19
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
Komente 0