TEKSTESHQIP

Besiana Mehmedi, “Flakëro Flamuri Im“ Merr çmimin E Dytë

26-9-2012
Besiana Mehmedi, “Flakëro Flamuri Im“ Merr çmimin E Dytë
U mbajt festivali i parë kushtuar flamurit dhe njëqindvjetorit organizuar nga Radio Televizioni i Kosovës. Një eveniment të cilit do t'ia kishte shume çdokush lakmi për faktin qe transmetohej "live" në tre televizione: në atë shtetëror të Maqedonisë, tokësor dhe satelitor të Shqipërisë dhe satelitor e tokësor të Kosovës. Miliona shqiptarë para ekraneve të tyre ndiqnin konkurrimin për këngën më të mirë të flamurit. Këngëtar nga Shqipëria nuk kishte, (veç kompozitorëve Naim Gjoshi, Edmond Zhulali e Perperim Tomçini), nga Mali i zi: Nikollë Nikprelaj, nga Diaspora: këngëtaret e operës Shkodran Tolaj e Ramë Lahaj, nga Maqedonia: Besiana Mehmedi e Selami Kolonja, kurse nga Kosova nder emrat e njohur ishin : Shaqir Cervadiku, Artan Bakia e Hysni Klinaku. 15 këngë bënin garë për çmimin e parë i cili po jepet në trojet shqiptare dedikuar flamurit. Maqedonia kësaj radhe u nda më tepër e shpërblyer se kurrë. Kënga "Flakëro flamuri im" me tekst, muzike të Naim Gjoshit dhe orkestrim te Xhevdet Gashit, interpretuar nga dueti Besiana Mehmedi, Shkodran Tolaj- çift i cili çdoherë e me bindshëm po vijnë bashkërisht në skenë, u shpërblye me çmimin e dytë.

Nga katër juritë: Shkup, Tiranë dhe dy juri në Prishtine, kënga u vlerësua si tepër e veçante. Paraqitja e tyre ishte mjaft bindëse, duke filluar nga freskia që sollën në paraqitjen skenike e deri tek interpretimi i mrekullueshëm që bënë. Sipas Mehmedit, pjesëmarrja në këtë festival dhe pas shumë çmimeve e festivaleve ndoshta ishte paraqitja e cila i solli më tepër emocione se çdo paraqitje tjetër gjatë 13 viteve karrierë në skenën e festivaleve. Mbase kjo ndodh nga dëshira që t'i këndojmë sa më bukur flamurit në 100-vjetor. Për Mehmedin është fat që kanë kënduar këngën e Naim Gjoshit, i cili është kompozitor i evidentuar për muzike origjinale, shqipe dhe me nota atdhetare.

Sipas Besianës pjesëmarrja në këtë festival ishte paraqitja e cila i solli më tepër emocione se çdo paraqitje tjetër gjatë 13 viteve karrierë në skenën e festivaleve. "Mbase kjo ndodh nga dëshira që t'i këndojmë sa më bukur flamurit në 100 vjetor", ka thënë ajo.

Ndërkaq Shkodrani falënderon Shkupin për vlerësimin dhe votat maksimale. "Jam shumë i kënaqur që arrita të marrë një çmim simbolik në këtë festival", ka thënë ai për "Zëri". Shkodrani së shpejti do të bëjë dhe një këngë tjetër kushtuar 100 vjetorit, që do ti dedikohet posaçërisht shqiptarëve të Maqedonisë.

Veç këngës "Flakëro flamuri im", çmimi i parë mbeti në Kosovë, për kompozitorin Medi Mengjiqi i cili kishte një romancë klasike dhe deri në momentin e fundit nuk shihej si këngë për çmimin e parë të këtij festivali meqë tingëllonte krejtësisht- arie klasike dhe çmimin e tretë Selami Kolonja.
Besiana Mehmedi & Shkodran Tolaj
Flakëro Flamuri Im
[Teksti dhe Klipi]
(zhurnal)

Komente 0