Blero Dhe Teuta: “Nuk Jemi Ndarë... Janë Vetëm Spekullime Nga Mediat“
25-2-2014

Pas publikimit të lajmit se Blero dhe Teuta Krasniqi i kanë fund martesës së tyre spekullimet në mediat kosovare vijuan duke përfshirë si shkaktare në këtë histori edhe modelen dhe këngëtaren Morena Taraku. Ajo së bashku me Bleron kanë realizuar këngën "My Love" dhe për këtë arsye marrëdhënia e tyre është parë më dyshim nga mediat. Megjithatë Morena ka reaguar duke thënë: "Po çuditem në çfarë kulture e terrorizmi po jetoj!. Është e turpshme të dëgjoj diçka të tillë, miq kthehen në teorizma që s’kanë të bëjnë fare. Idiotizëm i pa kapshëm. Kush jeni ju të njollosni e të vulosni gjëra që janë në dëmin e një njeriu të pa faj. Blero dhe Teuta janë miq të mi dhe vazhdojnë të jenë. Ta kenë të qartë të gjithë që kjo punë nuk do të ndalet deri këtu, do të vazhdojnë proçedurat gjyqësore. Këtu dua që thashethemet për mua të marrin fund. Faleminderit", -është shprehur modelja duke e cilësuar çiftin si miq të saj. Gjithashtu edhe çifti i përfolur për ndarje kanë dhënë një deklaratë të përbashkët ku kanë mohuar kategorikisht lajmet e publikuara ditët e fundit: "Të dashur, me që po e shohim që shumë miq tanë janë shqetësuar për lajmin "Ndahen Teuta dhe Blero" dhe vazhdimisht po na shkruajnë e po na pyesin "a është e vërtetë që jeni ndarë" – po e shohim të arsyeshme të ju japim një përgjigje. JO, ne nuk jemi ndarë. Ne vazhdojmë të jetojmë të tre bashkë si deri më tani. Ndërsa sa u përket proçedurave administrative besojmë që ato janë çështje tona private. Faleminderit për dashurinë, kujdesin dhe përkrahjen tuaj", -kanë shkruar Blero dhe Teuta.

Morena shkaku i ndarjes? Teuta Krasniqi "Është mike e familjes"
Spekullimeve mediatike se ka qenë Morena Taraku shkaku i ndarjes së Bleros dhe Teutës, kjo e fundit I është përgjigjur me një tjetër deklaratë. "Pas shkrimeve rreth "ndarjes" sonë, unë dhashë shpjegim dhe ashtu siç mendon një njeri normal, prita që do të shuhen apetitet e disa gazetarëve, por siç po shihet disa prej tyre "e paskan marrë malin" e paskan shpifur shumë ndytë. Këto shkrime dhe fjalë kanë tendenca të ndikojnë negativisht në gjendjen emocionale të vajzës sonë dhe kjo është arsyeja kryesore pse po shkruaj prapë e po detyrohem të konfirmoj që ne të dy nuk jemi ndarë dhe vazhdojmë të jetojmë të tre se bashku, si deri më tani. Ju ftoj të gjithë juve, gazetarë të nderuar, që nëse keni pyetje apo nevojë për ndonjë konfirmim, të më shkruani në inbox dhe do t’ju përgjigjem, por nuk është aspak në rregull të bëhen shpifje pa kurrfarë baze. Përndryshe, Morena dhe familja e saj janë miq të familjes sonë prej vitesh. Nuk kam qenë asnjëherë pjesë e skandaleve dhe gjithë këto vjet kam investuar me shumë mund në emrin tim, prandaj nuk e lejoj askënd që të shpifë pa kurrfarë baze. Faleminderit për përkrahjen tuaj", shprehet Teauta në Facebook.Gjithashtu edhe Morena ka shkruar në rrjete sociale duke shprehur indinjatën për këtë çështje.

Blero dhe Teuta ndahen? Ja spekullimet e mediave
Blero dhe bashkëshortja e tij Teuta Krasniqi mësohet ti kenë dhënë fund martesës së tyre. Këtë e lajm e kanë bërë të ditur mediat kosovare sipas të cilave të dy kanë paraqitur pranë Gjykatës me kërkesën për t’u shkurorëzuar.Megjithatë mediat kosovare e kanë kontaktuar këngëtarin, i cili i ka mohuar këto zëra."Kjo është e re për mua, nuk është aspak e vërtetë, disa fjalë qarkullojnë por tash çfarë të bëjmë, ne njerëzve nuk mund të ju mbyllim gojën, sot po e dëgjoj këtë", -është shprehur Blero.Vetë të afërm të artistëve kanë konfirmuar ndarjen duke theksuar se kujdestaria e vogëlushes së çiftit i ka kaluar së ëmës.

(xh.k/shqiptarja)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 6