TEKSTESHQIP
Brunorevolt, Visjan Ukcenaj & Naldi - Mekatare
Brunorevolt, Visjan Ukcenaj & Naldi
Mekatare

Muzikën e këngës e kompozoi Edlir Begolli, autorë të tekstit rezultojnë të jenë Naldi & Visjan Ukcenaj, ndërsa produksionin në studio e krijuan E.B Production. Ky material muzikor u bë i disponueshëm tashmë si dhuratë mjaft mirë edhe me videoklip, për video produksionin e të cilit u përkujdes MAX Production. Premiera është publikuar më 29 Janar 2026.

TEKSTI :: SONG LYRICS

BrunoRevolt:
Ja nisa me shkrujt tekstin, po shkruj për ne të dy.
Do pres të vij mëngjesi, t'mi thaj lotët në sy.
E di do lind prap dielli, por jo për ne të dy.
Se tani kështu si jemi, ti s'do me m'pa me sy. 2X

Naldi: Refreni
Dashnin se mbajte e mbushe me mëkate,
mëshir nuk pate mëkatare, mëkatare tiiiiii
Ca dreqin pate ndjenjat i vrave
Dashnin se fale dy zemra i vrave ooooo

Visjan:
Nisa me shkrujt po nuk po del rima
në mendje katare në letër zhgarravina
i mbytur n'mendime i zhyt në nota
e fortë dashuria por e dobët revolta
demoni flet ngjit nga shpatulla lëre të ik
s'të meriton ty shaka plasja në fytyr gjitha zbrazja
merri dhe gjërat nisu e mbathja.
Në anën tjetër një ëngjëll i heshtur
me habi dëgjon demonin e çmendur
mendimet që bien si këmban e përvëluar
digjen dhe tingujt si letra e shkruar
vrasja e tillë duket qasja
të vret dashuria e poshtër si mafia
në murin e shpirtit kam mar kujtime,
gjuaj me shigjet vras ato dhe veten time.

Naldi: Refreni
Dashnin se mbajte e mbushe me mëkate,
mëshir nuk pate mëkatare, mëkatare tiiiiii
Ca dreqin pate ndjenjat i vrave
Dashnin se fale dy zemra i vrave ooooo

Kontribuan:
EugjenQ
Komente 0