Edona Llalloshi: Familja është Gjëja Më E Shtrenjtë Në Jetë
5-10-2015
Këngëtarja e mirënjohur Edona Llalloshi, vazhdon të jetë njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera në vendin tonë. Edona, nuk i takon nivelit të atyre këngëtareve që me "skandale" të ndryshme mundohen të jenë në qendër të vëmendjes, e doemos duan të jenë të famshme.
Në një intervistë për Indeksonline, ajo flet për planet në të ardhmen e afërt, familjen, si dhe punën e saj.
"Së shpejti vjen projekti i radhës, jam në përfundim të këngës së re, me tekst dhe muzik nga Ilir Berani, dhe me videoklip të realizuar nga EMF-Creative", ka treguar ajo.
E derisa, flet për familjen, Llalloshi thotë se mundohet të jetë e përkushtuar ndaj saj, pasi që janë vlera më e madhe në jetën e saj.
"Familja është pjesë e pandashme e jetës, andaj mundohem maksimalisht të jem afër dhe t’i përkushtohem vajzës, bashkëshortit dhe familjarëve të tjerë", thekson Llalloshi.
Edona, gjatë intervistës ka treguar se tashmë ka nisur punën në Kutia.tv, ku dhe është në përgatitje të një Show Televiziv.
"Jam në përgatitje të një show emisioni për Kutia.TV, për më shumë do të ju informoj me kohë", tregon shkurt ajo.
Pjesë e pëlqyer e Edonës, është edhe këndi i kuzhinës."Jam e përkushtuar rreth ushqimit, më pëlqen të gatuaj shumë ushqime të ndryshme. Konsideroj se familja është gjëja më e shtrenjtë në jetë, andaj përkushtohem ndaj tyre", tregon ajo.
Llalloshi, gëzon një jetë të lumtur familjare. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Gazi, kanë një vajzë të cilën e quajnë Doa, e të cilët janë në pritje edhe të fëmiut të dytë.
"Doa është një fëmijë shumë i dashur, e afërt me të gjithë, shumë e zgjuar dhe jashtë mase pedante", vlerëson ajo.

(Indeksonline)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 1