Elina Duni, Vlerësime Nga Prestigjiozja “Le Figaro“
30-1-2013

Shkrimi origjinal nga e përditshmja "Le Figaro"
E përditshmja prestigjioze franceze "Le Figaro" i ka kushtuar një artikull vlerësues këngëtares shqiptare Elina Duni, e cila prej njëzet vitesh jeton në Zvicër.
"Një zë që i këndon Shqipërisë" është titulli që kjo e përditshme ka vendsur në artikullin kushtuar saj.
Në këtë shkrim është shkruar për albumin e saj "Matanë Malit" si dhe për koncertin e zhvilluar gjatë muajit dhjetor në "Teatrin e Operas dhe Baletit".
Sipas "Le Figaro" Duni sjell në mënyrë të veçantë këngë nga folklori shqiptar të shoqëruara me ngjyrime xhazi.
Kjo e përditshme nuk ka lënë pa theksuar që koncerti i Dunit është pritur mjaft mirë nga publiku.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri këngëtares i është akorduar nga Kryeministri Berisha titulli, "Ambasadore e kulturës shqiptare jashtë vendit", fakt që është përmendur edhe në shkrim.
"Ndihem e nderuar dhe e prekur nga ky vlerësim që më është bërë",-është shprehur Duni.
Gjithashtu Elina ka treguar se përpiqet t’i risjellë këngët e folklorit në mënyrë sa më origjinale, për shkak të çensurimit që i bëhej artit të kohën e diktaturës, duke dashur që të rinjtë shqiptar të njohin këngët autentike të vendit të tyre.

(shqiptarja)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
Shën Shtjefni, Protomartir
Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0