2 Fjalë Për Klipin E Ri “Në Tiranë“ Nga Elina Duni
11-3-2014

Ka një stil të veçantë të të kënduarit. Prandaj ka një pjesë të fansave që vërtetë duan ta dëgjojnë edhe me këngë të reja, përveç atyre që i këndon në çdo mbrëmje ‘live’. Së fundmi Elina Duni duket se ka menduar për pak krijim artistik për fansat. Këngëtarja e cila kohës së fundit në të shumtën e mbrëmjeve ‘live’ ka kënduar përkrah këngëtarit Dren Abazi, ka bërë me dije përmes ‘Facebook’ se po vjen me këngën e parë si kantautore.
"Muza e zeze; projekti im i pare si kantautore do te promovohet ne Dam Fest, Prishtine me 5-6 prill dhe te Piramida ne Tirane me 9-10 prill. Se shpejti me shume informacione kenge dhe video te reja! Love & Dashni", ka shkruar këngëtarja.
Këngëtarja që po shëtit botën përmes paraqitjeve ‘live’ është rikthyer "Në Tiranë". Është Elina Duni e cila ka zgjedh Tiranën jo vetëm për filmimin e videoprojektit të ri, por edhe për t’i dedikuar tekstin e këngës së saj më të re të titulluar "Në Tiranë". Si kantautore e këtij projekti, Duni ka nxjerrë në pah dashurinë e saj për kryeqytetin shqiptar, karshi gjithçka që e karakterizon qytetin në fjalë.
Në rreshta këngëtarja ka prezantuar edhe të metat e kryeqytetit të saj, ndonëse përkundër tyre ka treguar se e do rikthimin në këtë qytetet sa herë t’i jepet rasti. Duni ka zgjedhur ditëlindjen e saj për ta publikuar projektin e ri, ndërsa atë e ka lansuar përmes rrjeteve sociale mesditën e së hënës. "Në Tiranë, video e parë e albumit te ardhshëm Muza e Zezë. Meqë është ditëlindja ime sot po ua dhuroj! Dashni", kishte shkruar përbri këngës këngëtarja.

Elina Duni
Në Tiranë
[Teksti dhe Klipi]
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0