A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
  • 16-07-2014
    ​Njërës prej këngëve të albumit të saj “Muza e Zezë”, këngëtarja shqiptare i ka realizuar edhe një videoklip te veçantë. 115/115000 Ky videoklip sipas këngëtares, është xhiruar gjatë rrugëtimit të saj me tren nga koncerti në koncert dhe është bërë vetëm më një aparat telefonik Iphone 5. 113/113066 Video e re "Pamundësi" nga albumi Muza e zezë. Kënaquni. Një histori në vazhdimësi, e incizuar nga koncerti në koncert me iPhone5. Faleminderit Anima Pictures për editimin e videos”, ka shkruar Duni në Facebook....
  • 17-03-2014
    Albumi përfshin pesëmbëdhjetë këngë, të cilin do ta promovojë fillimisht në Kosovë, në kuadër të Festivalit “DAM” dhe më pas do ta promovojë edhe në Tiranë. “Muza e zezë” i referohet muzës, frymëzimit zakonisht që vjen natën dhe ka të bëjë me thellësinë, misterin e errësirës dhe një farë lloji melankolie“, thotë Elina Duni për KultPlus. Për Elinën, ky album është gjithashtu një urë lidhëse mes dy kryeqyteteve shqiptare. Elina Duna i ka paraprirë albumit të saj “Muza e zezë” me këngën e re “Në Tiranë”. “Kjo këngë është një ...

  • 11-03-2014
    Ka një stil të veçantë të të kënduarit. Prandaj ka një pjesë të fansave që vërtetë duan ta dëgjojnë edhe me këngë të reja, përveç atyre që i këndon në çdo mbrëmje ‘live’. Së fundmi Elina Duni duket se ka menduar për pak krijim artistik për fansat. Këngëtarja e cila kohës së fundit në të shumtën e mbrëmjeve ‘live’ ka kënduar përkrah këngëtarit Dren Abazi, ka bërë me dije përmes ‘Facebook’ se po vjen me këngën e parë si kantautore. “Muza e zeze; projekti im i pare si kantautore do te promovohet ne Dam Fest, Prishtine me 5-6 prill dhe te Piramida ne Tirane me 9-10 prill. Se shpejti me shume informacione kenge dhe video te reja! Love...
  • 12-01-2014
    Duket se këngëtarja e njohur shqiptare me famë evropiane, Elina Duni, ka gjetur dashurinë e saj dhe atë në krah të një prej këngëtarëve nga Prishtina. Emisioni Prive ka raportuar në edicionin e rregullt të së shtunës se këngëtari Dren Abazi është në lidhje me Elina Dunin. Gjithnjë sipas Prive, Dreni është parë në shoqëri të Elinës dhe besohet se ata janë në lidhje romantike. Dren Abazi nuk ka komentuar rreth këtyre raportimeve, por mbetet të shihet nëse ky është një prej çifteve të reja prej më prominentëve të vitit 2014....
  • 30-01-2013
    Shkrimi origjinal nga e përditshmja "Le Figaro" E përditshmja prestigjioze franceze “Le Figaro” i ka kushtuar një artikull vlerësues këngëtares shqiptare Elina Duni, e cila prej njëzet vitesh jeton në Zvicër. “Një zë që i këndon Shqipërisë” është titulli që kjo e përditshme ka vendsur në artikullin kushtuar saj. Në këtë shkrim është shkruar për albumin e saj “Matanë Malit” si dhe për koncertin e zhvilluar gjatë muajit dhjetor në “Teatrin e Operas dhe Baletit”. Sipas “Le Figaro” Duni sjell në mënyrë të veçantë këngë nga folklori shqiptar të shoqëruara me ngjyrime xhazi. Kjo e përditshme nuk ka lënë pa theksuar që koncert...
  • 04-01-2013
    Pas koncertit të saj madhështor në Teatrin Kombëtar, këngëtarja shqipare Elina Duni ka zënë faqet e gazetave më të mëdha botërore dhe një prej tyre është edhe tabloidi britanik, Guardian. Guardian e përshkruan Elina Dunin si këngëtare revolucionariste, që ka filluar të ndryshojë muzikën evropiane, t’i japë asaj frymë të re. Elina Duni këndon shqip dhe atë këngët autoktonte shqiptare, të cilat kanë lënë gjurmë ndër vite, ndërsa gjithë këtë me kuartetin e saj, në një frymë dhe mënyrë unike. “Duni këndon në gjuhën shqipe, por ndonëse këto melodi ballkanike janë përpunuar me përkushtim të përpiktë, teknika e saj lëvizë nga tonali...
  • 22-12-2012
    Ka performuar për dy ditë radhazi për publikun e kryeqytetit dhe këngëtarja, Elina Duni duket mjaft e kënaqur përpara Teatrit të Operas dhe Baletit. Ajo është fotografuar përpara posterit të saj dhe mesa duket ndihet krenare, që u shfaq përpara publikut shqiptar. Në një status në Facebook, Duni i ka falënderuar të gjithë ata që dëgjuan muzikën e saj, ndonëse në ambientet e TOB bënte vërtet ftohtë....

  • 13-12-2012
    Këngëtarja Elina Duni & quartet vjen me një koncert në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, në vijim të turit të saj në Prishtinë dhe Shkup, në promovimin e albumit të saj të ri "Matanë malit". Koncerti në Tiranë mbahet më 17 dhjetor në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ndërsa harta e aktivitetit të Elinës përfshin pesë koncerte që përbëjnë në fakt kalendarin e jubileut të parë të festivalit ndërkombëtar "Tingujt e flautit" që po mbahet në Kosovë. Tashmë me famë, Elina Duni është vlerësuar me të njëjtën pri...

  • 09-09-2012
    Diva e muzikës jazz, Elina Duni, gjatë këtij muaji do të publikojë albumin e tretë me radhë… i titulluar "Matanë malit", ky album është realizuar me labelin legjendar të muzikës jazz, "ECM", ndërsa do të hidhet në treg më 21 shtator në Zvicër dhe Gjermani, e më 8 tetor në Francë e Shtete të Bashkuara të Amerikës. Këtë vjeshtë, Elina, shqiptarja që po mahnit artdashësit, do të zhvillojë turne në Europë dhe SHBA, me muzikën që paraqet rikthim tek burimet e saj muzikore, një kombinim mes këngëve popullore ballkanike dhe muzikës jazz....


Faqet:
1

» Dërgo Një Lajm »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019