TEKSTESHQIP
Elita 5 - Natën E Mirë
Elita 5
Natën E Mirë

Nuk mund të ishte ndryshe, ndaj krijimi muzikor vjen online në dimensionin vizual me videoklip, i cili u përgatit nga Sustain Production, ndërsa për regjinë u kujdes Daniel Joveski. Ky videoklip u publikua më 21 Maj 2024. Vija melodike dhe arranzhimi është një krijim nga Nexhat Mujovi (Wirusi), teksa kënga mbart vargjet e shkruara nga Fatmir Muja.
Teksti :: Song Lyrics
Heshte ti,
heshta unë
Po me heshtje dashurisë
nuk i jepet fund

Kur m'godet
Edhe veten vret
Siç ke zemrën, gjendjen ke
S'mund të bëhesh çfarë nuk je

Ref.
Jo, nuk pranoj
Të jetoj me paranojë
Çdo mëngjes të shaj
E në mbrëmje qaj

Jo, nuk jam mirë
A e ke natën si unë t'vështirë?
Kur mbetesh n'errësirë
Kujt i thu' "natën e mirë!

Edhe pse lot nuk kam
Përveç syve çdo gjë tjetër m'qan
Zemra që m'duan si ti, ka shumë
Po s'ka zemër që t'do si unë

Edhe kur s'kishe të drejtë
Kam duruar çdo sharje,
çdo dhimbje, çdo grindje, çdo stres
Heshtja s'është harresë.

Bridge:

Pse,
je larguar e k'tu je,
kur arsye më nuk ka
Boll ma!

Reff:
Jo, nuk pranoj
Të jetoj me paranojë
Çdo mëngjes të shaj
E në mbrëmje qaj

Jo, nuk jam mirë
A e ke natën si unë t'vështirë?
Kur mbetesh n'errësirë
Kujt i thu' "natën e mirë!


Natën e mirë!

DËRGOI:
Rryma muzikore
Pop-Rock
Renditja
Top 200

VIDEOKLIPE

Komente 1