A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Elvana Gjata, E Kuqe Zjarr Në Prag Të Ndeshjes


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4
[04-10-2015]
Ndryshe nga vajza të tjera të njohura të showbizit, si Çiljeta, që zgjodhën verën për të ndryshuar paraqitjen, këngëtarja Elvana Gjata ka zgjedhur vjeshtën për të bërë një ndryshim të ri në paraqitjen e saj fizike.

Ajo tani është kthyer në një bionde dhe me flokë më të shkurtër. Në fotot e publikuara në rrjetet sociale përveç paraqitjes së re, Elvana ka dashur të tregojë edhe linjat e saj. Ajo ka publikuar disa foto, në të cilat duket shumë "shpërthyese" dhe e veshur në të kuqe.

Ngjyra e kuqe i shkon më së miri dhe nxjerr në pah tiparet e saj. Pavarësisht flokëve, në veshje këngëtarja vazhdon të jetë besnike e dy ngjyrave asaj të zezë dhe të kuqes, veçanërisht pas hitit kuq e zi.
 (Indeksonline)





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2018