TEKSTESHQIP
Elvana Gjata - Anonim
Elvana Gjata
Anonim

Melodinë, tekstin dhe orkestrimin e mori përsipër Flori Mumajesi.
Teksti :: Song Lyrics
Nuk mund unë të thirrja dot,
Se zëri kishte ikur larg...
Nuk munda unë të thoja sot:
Të lutem prit dhe pak...

Nuk munda dot të thoja emrin,
Nuk munda dot të shihja në sy..
Me duket sikur ti nuk e di,
Dikush jeton për ty..

E ndjej çdo hap,çdo lëvizje që bën ti..
pranë teje jam ekzistoj po ti se di..
Unë do të mbetem anonim,
do të mbetem dhe më gjatë!
Do të mbetem dashuri,
këdo të kesh në krahë!
Unë do të mbetem, do të mbetem
përgjithmonë një shpirt i vrarë,
nuk do mundem dot jo...
të jem njësoj si më parë!

Nuk munda të fajësoj dikë,
se heshtja faj nuk ka,
vjen këtu dhe më takon,
më thotë për ty këtu unë jam!
Nuk munda dot të thoja emrin,
nuk munda dot të shihja në sy,
më duket sikur ti nuk e di,
dikush jeton për ty!

E ndjej çdo hap,
çdo lëvizje që bën ti,
pranë teje jam,
ekzistoj po ti s'e di.
Unë do të mbetem anonim,
do të mbetem dhe më gjatë,
do të mbetem dashuri,
këdo të kesh në krahë!

Unë do të mbetem, do të mbetem,
përgjithmonë një shpirt i vrarë,
nuk do mundem dot jo,
të jem njësoj si më parë...

DËRGOI:
Komente 0