TEKSTESHQIP
Eranda & Gena - Thuam' Po
Eranda & Gena
Thuam' Po

U mendua edhe për adhuruesit e klipeve, prandaj projekti bëhet i disponueshëm para shikuesve i ilustruar në aspektin vizual me anë të një videoklipi muzikor, për produksionin e të cilit u kujdes Chill Pro. Ky videoklip u publikua më 7 Nëntor 2019. Për këngën ka punuar kompozitori Gent Myftaraj, ndërsa tekstin e mori përsipër Pandi Laço.
Teksti :: Song Lyrics
[GENA:]
Në grackën tënde pre
Nuk kam unë pse ta fsheh
Për ty unë kam bërë be
Ti kokën nuk ma njeh

[ERANDA:]
Në vënd të zemrës ke
një zog që s'ka fole
Kam frikë për ty
Me thone
Se zemra jote ikën, fluturon

[REF. BASHKË 2x:]
Ma beso, ma beso zemrën ti
Unë gjithmonë aty do rri
Po ta dish se sa shumë kjo të do
Thuamë po, thuamë po

[ERANDA:]
Çdo natë pa mbyllur sy
U çmënd zemra për ty

[BASHKË:]
Jam bërë gjysëm njeri
Se gjysma tjetër
çdo natë vjen tek ti

[REF. BASHKË 2x:]
Ma beso, ma beso zemrën ti
Unë gjithmonë aty do rri
Po ta dish se sa shumë kjo të do
Thuamë po, thuamë po

DËRGOI:
Komente 0