TEKSTESHQIP

Erik Lloshi Mohon Të Jetë Në Lidhje Me Olta Bokën

25-5-2014
Erik Lloshi Mohon Të Jetë Në Lidhje Me Olta Bokën
Këndojnë një baladë të ndjerë dhe i dhurojnë fjalë të ëmbla njëri-tjetrit në skenë, si në një dialog mes dy të dashuruarish. Ky interpretim në gjysmëfinalen e "Top Fest 11", mes Olta Bokës dhe Erik Lloshit, ka shtuar dyshimet se mes tyre ekziston vërtet një lidhje dashurie jashtë skenës.
Pas deklaratës së Oltës për gazetën "Panorama" se ende nuk ndihet gati të bëjë publike lidhjen e saj, kësaj here flet Eriku. "Unë dhe Olta jemi partnerë skene në interpretimin e duetit tonë ‘Ti më ke mua’ dhe jo partnerë jete. Shumë persona e kanë ngatërruar këtë gjë, por ne jemi artistë dhe, si të tillë, duhet të dimë të përcjellim emocion si në të kënduar, edhe në interpretim si dy të dashuruar".
Duke folur për garën, ai pohon se: "Patjetër që pretendojmë për çmim, si çdo konkurrent në këtë edicion, por më i rëndësishëm mbetet fakti që kënga është pritur mjaft mirë". Eriku nuk e përjashton rivalitetin e fortë këtë vit mes këngëtarëve, edhe për faktin se këtë vit ka shumë balada në garë, e përgjithësisht shumica e këngëve që kanë fituar vitet e shkuara, kanë qenë balada.
Olta Boka
Ti Me Ke Mua
[Teksti dhe Klipi]
(Panorama Plus)

Komente 0