>
BIOSHQIP

Ermira Babaliu, Qytetare Nderi Ne Pogradec

20-02-2012
Një mbrëmje e madhe gala mes miq artistësh është zhvilluar në Pogradec me rastin e marrjes së titullit "Qytetare Nderi" të këngëtares së mirënjohur, Ermira Babaliu.

Falë kontributit të saj në fushën e muzikës, bashkiakët kanë nderuar Babaliun, e cila prej kohësh lëviz midis dy kontinenteve. Ajo gjithnjë është në ardhje dhe ikje, një zë i mrekullueshëm, një aristokrate e çliruar nga çdo lloj prange. Babaliun e gjen gjithnjë mes miqsh, përherë e sinqertë në interpretim deri në kufijtë maksimalë.

Pas ikjes në Amerikë, Ermirën do të shohësh gjithmonë të ngarkuar; një herë me Pogradecin që e shpie në Amerikë e një herë me Amerikën që e sjell në Pogradec, në të cilat janë dy dashuri në një; dy gjysma globe që kur i bashkon krijojnë botën e tërë, të cilën ajo e rrotullon kaq bukur nëpër duar sikur t`a kishte lodër që e argëton fëmijërinë e saj, të cilën e mban me aq përkushtim dhe dashuri.
(BalkanWeb)

Ermira Babaliu, Qytetare Nderi Ne Pogradec