TEKSTESHQIP

Ermira Babaliu: Kënga E Re E Klajdi Harunit është Vulgare Dhe Denigron Gruan

5-6-2012
Ermira Babaliu: Kënga E Re E Klajdi Harunit është Vulgare Dhe Denigron Gruan
Që kur u lançua për herë të parë në tregun muzikor, kënga "Mamica" e këngëtarit të ri, Klajd Haruni, do të ishte një këngët më të dëgjuara dhe të përfolura të momentit. E kompozuar nga kompozitori i njohur shqiptar, Florian Mumajesi, kënga u prezantua në Top Fest 9, ku u kualifikua menjëherë në finale e këtij eventi muzikor me votat e publikut e shqiptar.

E ndërsa në finalen e madhe të këtij festivali do të nderohej me çmimin e internetit, ku i ka kaluar tashmë mbi 1 milion klikime. Përveç atyre që e pëlqejnë dhe e dëgjojnë "Mamicën", ka edhe nga ata që jo vetëm nuk e pëlqejnë por edhe e kritikojnë ashpër këtë këngë. Një prej tyre është edhe këngëtarja pogradecare, Ermira Babaliu. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Babaliu apelon: "Dëgjoni dhe mos e dëgjoni këtë këngë. E keqja më e madhe muzikës në përgjithesi po i vjen nga vet artistët", shprehet Babaliu. Sipas saj, " Dorian Gjoni e të tjerë artistë shumë të talentuar, që bëjnë pjesë në stafin përgjezëdhës të këngëve të Top Festit, mbase duhet të mendohen pak më shumë kur marrin përgjegjësira të tilla në këto pranime".

Ajo e cilëson këtë këngë si një prezantim vulgar që poshtëron jo vetëm figurën e femrës, por edhe serenatat e bukura dhe të ëmbla korçare." Këto prezantime vulgare ofendojnë dhe poshtërojnë jo vetëm figurën e vajzës, por në këtë rast dhe tingujt e qytetarisë që kënga jonë e serenatës ka përhapur në vite, dhe ka mbajtur gjallë shpirtin qytetar shqiptar", vijon më tej, këngëtarja e serenatave korcare Ermira Babaliu. Babaliu thotë se këngë të tilla prezantohen në evente të muzikore, për shkak se në Shqipëri mungon një kritikë e mirëfilltë arti.

"Me keqardhje duhet të pranojmë që për aq kohë sa heshtim, për sa kohë nuk ka kritikë të mirëfilltë , për sa kohë ka papërgjeshmëri artistike prej drejtuesve dhe për aq kohë sidomos, që çdo gjë shkon në vesh të shurdhër për shkak të antivlerës, do të vazhdojnë këto vulgaritete". Sipas saj, "pasqyra më e qartë e degradimit të vlerave qytetare dhe kultivimit të një palo "arti" , palo shije, i bën aq shumë dëm rinisë, të ardhmes e qytetarisë shqiptare". Në të njëjtin mendim duket se kanë qenë edhe shumë ndjekës të Ermirës, të cilët kanë pohuar se "Mamica", është një këngë që e dëmton artin shqiptar, dhe nuk është aspak tërheqëse për publikun.

Madje shumë prej fansave të këngëtares pogradecare, e kanë quajtur, si një performancë të artistëve të "Portokallisë", spektaklit të humorit, që shfaqet çdo të dielë në Top-Channel. Ata janë kanë thenë se edhe artistët e "Portokallisë", nuk është mirë të bëjnë humor me gjëra të tilla, ndaj kjo këngë sipas tyre nuk ka asnjë vlerë.

Por në intervistën e tij të parë për këngën "Mamica", dhënë për suplementin "THASH&THEM", të gazetës Shqiptarja.com, këngëtari korçar, Klajd Haruni ka sqaruar se "Mamica", është një këngë gazmore që nuk ka aspak për qëllim të ironizojë figurën e femrës. "Kjo këngë nuk i ironizon femrat, por është një parodi e ngjashme me këngët e vjetra korçare. Po ta dëgjojmë këngën me vëmendje ajo flet për një "Mamicë", (që mund të jetë kushdo), e cila ka çmendur gjithë qytetin me bukurinë dhe hiret e saj.

Në pjesën e parë të këngës i thurren lavde "Mamicës", ndërsa në pjesën e dytë, ky djali lodhet nga indiferenca e saj dhe do t`a "thumboj" pak", është shprehur Haruni. Megjithatë edhe vet këngëtari pohon se kjo këngë, ashtu siç ka admiruesit e saj, ka edhe anën tjetër të medaljes, kritikët e saj. "80% e komenteve kanë qenë pozitive, ndërsa ka patur edhe komente negative në aspektin se kjo këngë, tallet me femrat. Por kjo këngë nuk është konceptuar kështu, është thjesht një parodi që të ngre humorin", ka pohuar këngëtari Klajd Haruni.

Natën finale të Top Fest, "Mamica", do të vinte me një performancë të veçantë nga këngët e tjera. Këngëtari, Klajdi Haruni sëbashku me grupin që e shoqëron përgjatë klipit dhe performancës në skenë, e nisën këngën jashtë Pallatit të "Kongreseve", dhe përfunduan më pas në skenën e "Top Fest". Kënga pati ovacione dhe u mirëprit nga publiku që ishte i pranishëm në sallën e Pallatit të Kongreseve. Kjo ishte hera e dytë që 23 vjeçari nga Korça, Klajd Haruni, merrte pjesë në festavilin e muzikës moderne shqiptare. Vitin e kaluar ai mori pjesë, me një baladë që mbante përsëri vulën e kompozitorit, Florian Mumajesi, por nuk arriti ta prekte finalen e madhe të këtij eventi. Mesa duket kënga " Mamica", ishte një ogur i mirë për këngëtarin e ri, Klajd Haruni, që për publikun shqiptar ka sjellë edhe baladaën, "Lutem unë sot".

Kjo këngë është e ngjashme me serenatat korçare, për të cilat Haruni ka pohuar se ka një dobësi të veçantë, (kjo për faktin që është rritur duke i dëgjuar dhe kënduar, që në moshë të vogël ato), por që është një duet, të cilin ai e ka realizuar me këngëtarin, Florian Mumajesi. Në këtë drejtim pritet që edhe projekti i ardhshëm muzikor, i Klajdi Harunit, do të jetë një këngë e ngjashme me serenatet korçare, për të cilat ai shprehet se ka një dobësi të veçantë.

Por kënga që ai mendon se i dha suksesin dhe që e bëri më të njohur për publikun shqiptar, ishte pikërisht "Mamica". Kjo këngë e cila është kthyer tashmë në një fenomen, është e pranishme kudo. Banda të ndryshme "live" në klubet më në zë të kryeqytetit e kanë bërë pjesë të repertorit të tyre, por edhe pube, diskoteka e karaoke e vendosin shpesh në ambientet e tyre. "Mamicën", shpresh e dëgjojmë edhe me zë të lartë nga makinat e qytetarëve, që e vendosin gjatë udhëtimeve të tyre.
Klajdi Haruni
Mamica
[Teksti dhe Klipi]
(vipat.info)

Komente 0