Ermira Babaliu
Fragment I Një Rruge
Fragment I Një Rruge
Aspekti viziv është gjithmonë i rëndësishëm, ndaj produkti muzikor u lansua tek shikuesit i realizuar me profesionalizëm me një videoklip muzikor, i cili u publikua me datë 28 Qershor 2020. Këngën e kompozoi Edmond Rrapi, ndërsa për tekstin janë zgjedhur vargjet e shkruara nga Irma Kurti.
Teksti :: Song Lyrics
Ti ikën, largohesh në rrugën e gjatë,
era luan shkujdesur me flokët e tu,
të shoh, siç shikohet një kalimtar
unë, që për ato flokë çmendesha dikur.
Sa herë gishtat e mi u pleksën në to,
sa herë ne humbëm në përqafime e puthje,
unë doja që kjo të zgjaste një jetë,
po ja që mbeti fragmenti i një rruge.
Refreni:
Mendoja se ne do të ecnim dorë për dorë
e magjia e dashurisë do t’na ndiqte pafund,
por udhëtimi në dy ish vërtet i shkurtër
aq sa më duket se s’të kam njohur kurrë.
Të ndjek unë me sy teksa shndërrohesh në njollë
dhe unë s’kam, jo nuk kam forcë të të ndal,
pastaj ti humbet dhe tretesh në mjegull,
brenda meje përzihen dhimbje edhe mall.

- Publikimi: 28/06/2020
- Ora: 13:57
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
Komente 0