TEKSTESHQIP
Festivali i 11-të në RTSH (1972)
Festivali i 11-të në RTSH
Menjëherë pas goditjes që morri Festivali i 11-të i Këngës ne RTVSH nga diktatori Hoxha, goditje qe u shoqerua edhe me "prerjen" e kokave te njerëzve të shquar të artit, kulturës dhe skenës shqiptare, muajt e parë të vitit 1973 e në vazhdim i gjithë viti për mbarë popullin shqiptar, veçanërisht rinia, ishte një periudhë frike, ankthi, stresi, hutimi...Njerëzit ne pergjithesi ishin te ç'orientuar. Më tepër ky ç'orientim u ndje tek ata, krijuesit, njerëzit e artit.
Udhëzimet nga lart, nga partia shtet ishin të një fryme revolucionare, kështu edhe arti shqiptar duhet të krijohej me të tillë fryme.Këngët më të shumta duhej t'i kushtoheshin partisë së diktatorit dha atij vetë.
Viktima te fushatës "antiart'' u bënë shumë artistë, krijues, këngëtarë...
Skenës shqiptare do t'i mungonin për vite me radhë krijuesit, këngëtarët artista më të mirë te asaj kohe, Justina Aliaj, Sheriff Merdani, Nevruz Yzeiri...
Në ato vite, si shumë të tjerë edhe unë kam qenë një fans i këngëtares aktore Justina Aliaj, fans, që e ruaj akoma të jem. Shpesh herë kam pyetur veten në ato vite: "çfare beri Justina Aliaj që u dënua, që nuk e lanë të këndojë për vite e vite me radhë? Pse, se këndoi një këngë me ndjenjë në festivalin e 11-të në mënyrë të shkëlqyer? "Në ekranin e televizorit" ; Po Sheriff Merdani? Po Nevruz Yzeiri? Po...? Po...?
Në ato vite të zjarrta te dhunës psiqike tek njerëzit që partia e diktatorit në pushtet ushtronte mbi njerëzit, veçanërisht mbi rininë, po na mungonin këngët më të bukura të kënduar nga këta këngëtarë. Por edhe nga këngëtarë të tjere, siç është e madhja Vaçe Zela, disa këngë të bukura rinore të kënduara nga ajo me mjeshtërine e zerit dhe interpretimit, që vetëm ajo di te na i sjellë, do "burgoseshin" për të dalë në një kohë tjetër pas shumë vitesh për t'u rikënduar, në kohën e demokracise. Të tilla ishin këngët: "Djaloshi dhe shiu",
"Lemza", "Esperanca", "Nuk e fshehim dashurinë", "Sot jam 20 vjeç", etj. etj.
Duke jetuar vitin 1973, atë vit ankthi, frike, hutimi... siç e kam përmendur edhe më sipër, vjen fundi i Dhjetorit i atij viti e bashkë me të vjen edhe festivali i ri i radhës i këngës shqiptare.
Kush e ka ndjerë dhe e ndjen muzikën, besoj se i ka provuar ato ndjenja dhe emocione, kur zinim vend para ekranit të vogël të televizorit te mbledhur disa familje tek ndonjë komshi a shok, dhe prisnim me ankth këngët e reja që do te na sillte ai festival. Dhe pas atij ankthi, fshihej zhgënjimi ynë për këngët dhe mënyren e interpretimit të këngës nga këngëtarët.
Vetë këngëtarët në skenë ishin te hutuar mes frikës dhe ankthit. çfare duhet të bënin gjatë interpretimit të këngës?, sepse udhëzimet ishin dhënë që këngetar-i-ja, duhet të qendronte në këmbë si statujë, qiri në këmbë, pa bërë as edhe më të voglin veprim levizje të duarëve dhe të këmbëve. Si mund të denohen këngëtarët, kur vetë ata, gjatë interpretimit të këngës hyjnë vetvetiu me ndjenjën e melodisë së këngës, në lojën e të interpretuarit dhe pa vetedijen e tyre, lëvizin vetë duart dhe këmbët!?
Udhëzimi për këngëtarët, që në skenë kur të këndonin të qendronin si statuja të palevizshme do t'i shoqëronte ata deri ne vitin 1984, atëhere edhe kur u zhvillua Festivali i 23-të i këngës, sepse një vit më vonë, në Festivalin e 24 kur edhe ngordhi kolera diktator, u lejua që këngëtarët të këndonin, duke e marrë edhe mikrofon në dorë.
Sot ky turp duket qesharak dhe i pabesuar, të lejohesh të këndosh me mikrofon në dorë, por është një fakt, që e patën fatin e tyre të keq ta jetonin ata këngëtarë te asaj kohe. Sa herë këngëtarët në skenën e festivalit harronin tekstin e këngës? Kjo, sepse në çastet e fundit teksteve u ndërroheshin vargjet e tyre nga të dërguarit e partisë komuniste, te cilët bënin edhe "pastrimin" e teksteve. Per këtë mund te flasin vetë këngëtarët e shumtë, një ndër ato është edhe Myfarete Laze, e cila e ka përmendur në një intervistë të saj. Kjo i ndodhi edhe kompozitorit Valentin Veizi në Festivalin e 28-të të Kënges, i cili ne Sallen e Teatrit te Operas dhe Baletit ku rrinte ulur si spektator u befasu kur degjoi kengen e tij te kenduar nga Telemak Papapano, kenge qe i ishte transformuar plotesisht teksti. Keto shembuj te shumte me mire se kushdo tjeter i di poetesha jone e nderuar
Zhuliana Jorganxhi, e cila ka patur fatin te kete punuar per vite me radhe si redaktore letrare e teksteve te kenges ne Radio Tirana.
Me kujtohet Dhjetori i vitit 1986. Ishte dita kur do zhvillohej festivali i 25-se i kenges dhe, une duke biseduar me poeten Jorganxhiu ne hyrjen prapa Teatrit te Operas dhe Baletit ne Tirane, dikush i nderhyri. Degjova vetem pergjigjen e Zhulianes, e cila ishte ende e hutuar dhe e shqetesuar. "Me vjen shume keq, se, ... Koci Petritin e shkaterruan komplet..." - tha. Ishte fjala per poetin Koci Petriti qe i kishin bere nje "nderhyrje kirurgjikale" ne tekstin e kenges se tij "Pema e Lirise" kompozuar nga Alfons Ballici dhe e kenduar ne ate festival nga Lindita Theodhori.
Raste te tille ka plot, por une do permend edhe nje rast tjeter. Pasi kishte bere provat per te kenduar ne festival kengetari Shaban Shabani, ne ditet e pragfestivalit ia heqin kengen "Neper dete e oqeane" duke e detyruar kengetarin te kthehet ne qytetin e tij, Vlore dhe fusin kengen "Krahe hapur pritna
fshat" Kompozuar nga Todi Dori me tekst te Kudret Isait (Djali i ish ministrit te brendshem te asaj kohe) dhe kenduar nga Irma Libohova dhe Pellumb Elmazi. Askush nuk e morri vesh nderhyrjet e shpejta qe u bene te rekomanduara nga lart, por ajo qe dihet eshte se, edhe kete kenge e hoqen, disa thoshin se ishte vete nderhyrja e ish ministrit, qe djali i tij te mos debutonte menjehere ne festival, dhe menjehere kane shkuar dhe kane marre ne Vlore Shaban Shabanin, duke e sjelle ne Tirane per t'a kenduar ate kenge te nesermen ne festival.
Ndoshta u zgjata pak sa nga tema, por i shkruajta keto, per t'i bere te ditur edhe atyre lexueseve qe jane kurrershtare ter dine se cfare ndodhte me festivalet, me kenget dhe me nderhyrjet e tyre nga partia e diktatorit.
Festivali i ri i kenges se lehte shqiptare ne fundin e Dhjetorit 1973, sipas radhes u quajt Festivali i 12-te.
Askush nuk e harron ate festival, qe quhet festivali i muzikes se lehte shqiptare, por qe ne te merrnin pjese edhe kengetaret dhe kompleksi i Teatrit te Operas dhe Baletit.
Cfare zhgenjimi i madh, sidomos kur mendon qe ai festival erdhi menjehere pas Festivalit te 11-te qe ende e kishte lene eren e embel pranverore me kenget, kengetaret dhe interpretimin e tyre.
Festivalin e 12-te e hapi kengetari Ramiz Kovaci me kengen per partine e diktatorit, kompozuar nga Ferdinand Deda. Pastaj vinin me radhe kenget per fshatin, per marrshimin e Shqiperise Socialiste, qe nuk i dridhej qerpiku nga armiqte e jashtem dhe te brendshem...Iu kendua trimerise shqiptare qe hidhnim vallen ne gojen e ujkut "Sup me sup si malet" kompozuar nga Agim Prodani, iu kendua hekurudhes, fshatit te bardhe shqiptar, (Sa ironike! T'i kendosh fshatit shqiptar, duke e quajtur te bardhe qe ishte i denuar te hante buke gruri edhe pse per ta mbjelle, rritur, korrur ate grure, derdhte djersen e tij). Aty këtu pati edhe ndonjë këngë për rininë, për aksionet e saja në hekurudha, kantiere....
Në Festivalin i 12-të filloi edhe praktika që këngët duhet të shoqëroheshin nga Orkestra e madhe Simfonike e RTVSH, si dhe nga kompleksi i Teatrit të Operas dhe Baletit, ku numri i tyre do te arrinte në 18-19 këngëtarë.
Këngët u kënduan në dy interpretime të ndryshme nga këngëtarët.
Meritë të madhe në Festivalin e 12-të në drejtimin e orkestres pati dirigjenti Ferdinant Deda, i cili e drejtoi i vetëm Orkestrën Simfonike në të gjitha këngët e të trija netëve.
Kënga fituese e çmimit të parë e Festivalit të 12-të të Kënges në RTVSH është ajo me titull: "Gjurme te arta", kompozuar nga Kujtim Laro me tekst nga Lirim Deda dhe e kënduar nga Vaçe Zela dhe Ema Qazimi.
çmimi i dytë, kënga: "Si agim i kuq", Muzika Josif Minga, teksti Nasi Lera. Kënduar nga Alida Hisku dhe Vaçe Zela.
Cmimi i tretë, kënga: "Poeti partizan" muzika Pjetër Gaci, teksti Ruzhdi Qatipi. Kënduar nga Gaqo çako dhe Zeliha Sina.
Këngën fituese të çmimit të parë në fund e këndoi Vaçe Zela, të cilës i dhuruan edhe nje shportë të madhe me
lule. Kjo ishte edhe nje shpërblim për Vaçen e një viti më parë në Fest. e 11-të, kur orkestra ia la këngen përgjysmë, duke ndaluar dhe duke e detyruar këngëtaren e madhe të ikte nga skena me një gjysëm kënge.
Kështu e perjetuam ne të gjithë Festivalin e 12-të të Këngës ne Radio Televizion, mes frikës, ankthit, stresit..., që do të na shoqëronin edhe në vitet ne vazhdim.
Festivali i 11-të në RTSH (1972)
  • Festivali i 11-të në RTSH
  • Tiranë
  • 12 January - 12 January
  • Stacion radio:
  • Kanal televiziv:
  • Festival muzikor:
  • Vendi:
    Teatri i Operas dhe BaletitTeatri i Operas dhe Baletit
  • Prezantues:
    Edi LuarasiEdi Luarasi
    Bujar KapexhiuBujar Kapexhiu
Komente 1