TEKSTESHQIP

Tonin Tershana
Erdhi Pranvera
Lyrics

Hapa dritaren e dhomës sime
Në kornizën e qiellit të kaltër
Hyri një degë bajame e mbushur
Me lule të bardha

Prane meje dikush tha
Erdh pranvera
Por unë nuk e besova

Fluturoi dallëndyshja para syve të mi
Në rrezet e diellit ngrihet në ajer
Mbërrin cicërimi i gëzueshëm i saj
Gjeti folenë

Dhe prap dikush më tha
Erdh pranvera
Por unë nuk e besova

Erdhe ti tek unë
Me ato flokët e verdhë
Me një bluzë të hollë
Mbuluar supet e njomë

Nëpër sytë e tu
Çelte lule limoni
Nëpër buzët e tua
Pikonte erë limoni
E besova
Erdh pranvera
Kishte ardh pranvera

Hapa dritaren e dhomes sime
Rete e bardha, te vogla, te vogla
Copa te shpresave larg fluturuan
ne qiejt e kalter.

Prane meje dikush tha,
erdh pranvera.
Por une nuk e besova.

Qendroi dallëndyshja e varrur n'fole
flatrat e lehta i rrihte në erë
qielli i pafund dhe dielli u futen në krahët e saja
dhe prap dikush më tha, erdhi pranvera
por unë nuk e besova...

Erdhe ti tek unë
Me ato flokët e verdhë
Me një bluzë të hollë
Mbuluar supet e njomë

Nëpër sytë e tu
Çelte lule limoni
Nëpër buzët e tua
Pikonte erë limoni
E besova
Erdh pranvera
Kishte ardh pranvera
INFO
Kompozitor është Pjetër Gaci.