Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


Albumi Live I Florim Gegës Vjen Në Kohën E Duhur


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2
[12-07-2016]
Këngëtari i mirënjohur Florim Gega - Flori, pas një mori këngësh e videoklipesh që u dëgjauan e panë nga publiku, vjen sërish me një projekt te ri.

Flori sapo e ka lansuar albumin muzikor me këngë live. Këngëtari që shquhet për interpretimin live, sjellë një album gjithë ritem të punuar nga Driton Fazliu dhe Muhamet Selimi.

Albumi që përmban 9 këngë, e që tashmë gjendet në treg, është edituar nga produksioni "Arboni" dhe produksioni "Ardi". Vetë këngëtari thotë se është shumë i kënaqur me punën e bërë dhe falenderues ndaj bashkëpunëtorëve që kanë punuar profesionalisht.

Pak kohë më parë, Gega tha se po e lanson edhe një këngë verore në bashkëpunim me këngëtaren Filloreta Ismaili - Leta dhe reperin Mc Qopa, por kënga e videoklipi ende nuk dolën. Pse? Flori thotë se projekti u shtye per në gusht, për shkak të problemeve teknike të produksionit "Max Production" nga Tirana.

Risitë muzikore të Florit nuk kanë të ndalur, ai është duke punuar edhe në një baladë te mrekullueshme që pritet të jetë gati në shtator.
 (Blerand Rexhepi / TeksteSHQIP.com)



Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet