Franc Koruni
Iluzion
Iluzion
Ky krijim artistik vjen i ilustruar me anë të një videoklipi, të cilin e përgatitën Kastro Zizo & Ervis Meniku. Spoti muzikor është publikuar më 14 Gusht 2019.
Teksti :: Song Lyrics
Quhem Elio dhe jam mësues, jap matematikë,
Mësoj atë që mund dhe them atë që di,
Por numrat janë alternativë dhe mendoj që nuk mjaftojnë,
Se njerëzit nuk po ndihen mirë, kur s'arrijnë të vërtetojnë.
Çfarë po ndodh me ta? Pse ndihen bosh?
Çfarë ndodh me gjithçka? Çfarë ndodh?
REF.
Disa i duan rregullat që i vunë gjyshërit tanë,
Disa ngrysin vetullat se nuk mund t'i mbajnë,
Disa ngrenë kokat lart, por yjet nuk po mbarojnë,
Disa që janë të marrë, fillojnë dhe i numërojnë.
Çfarë është ky ekuacion që nuk po na bind,
Ndoshta është iluzion dhe akoma nuk e dimë.
Jo, s'e kuptoj jo, çfarë po ndodh jo, në botën tonë.
Filloj të shoh, dua të gjej diçka më të vërtetë,
Që të mund të më vlejë për këtë që quajmë jetë,
Por jetë mbas jete kam një dilemë, a munden këto fletore,
Ku unë zgjidh çdo problem, t’më thonë diçka të madhe.
Diçka të re, diçka që nuk kam,
Diçka që te ne mungon.
REF.
Te ne që po dashurojmë ashtu si na mësojnë,
Pastaj s'duam të ngatërrojmë, çfarë ndjejmë dhe mendojmë!
Por disa nuk kanë besim tek ajo që s'prekin dot,
Të tjerë si në rastin tim, fillojnë të këndojnë!
Çfarë është ky emocion që nuk po na bind?

Quhem Elio dhe jam mësues, jap matematikë.
Si shumë të tjerë që s'janë askush, dhe unë do bëhem nje mit.

- Publikimi: 14/08/2019
- Ora: 20:02
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- Orkestrimi:
- Bas:
- Kitarë:
- Aktor:
- Mix: Shpëtim SaraçiMarco Borsatti
- Regjisor video: Kastro ZizoErvis Meniku
- Master: Marco Borsatti
- Post Producer: Ervis Meniku
- Më shumë info:
Asistente Produksioni: Vivian Maçellari
Timelapse: Rudi Prifti
Komente 0