TEKSTESHQIP
Ilir Shaqiri & Aziz Dervishi - Kënga Shqipe
Ilir Shaqiri & Aziz Dervishi
Kënga Shqipe

Projekti u bë i disponueshëm tek audienca e gjerë i realizuar nga sfera vizuale me anë të një klipi muzikor, i cili u përgatit nga X-Creative. Ky videoklip u publikua më 19 Maj 2022. Këngën e kompozoi Naim Gjoshi, për tekstin u përkujdes Ilir Shaqiri, për okestracionin u kujdes Valton Beqiri, ndërsa për produksionin janë përkujdesur Beni Kerçove & Beni Kerçove.
Teksti :: Song Lyrics
Kënga shqipe, këngë e zemrës,
Që na rrjedh ndër vena,
Që kur lindi n’ballë t’flamurit,
Në kullat me bedena.

Kapërcente Drinin, Bunën,
Brigjet e Vardarit,
Sikur buka e bardh’ në sofër,
Në vatër të çdo shqiptari.

Sa here kishin zemrat tona,
Mall edhe brenga, mall edhe brenga,
Krejt papritur n’kraharor,
Na buçiste kënga, na buçiste kënga.

Ref.(x2)
Kurrë s’u tha e nuk u zbeh kjo atdhedashuria,
T’i bëjmë bashkë vilajetet që i ka pas Shqipëria.

Kënga shqipe shqyente terrin,
Si një dritë qiriri,
Një mijë here t’ia prisnin kokën,
Prapë ngrihej nga hiri.

Kapërcente Drinin, Bunën,
Brigjet e Vardarit,
Sikur buka e bardh’ në sofër,
Në vatër të çdo shqiptari.

Sa here kishin zemrat tona,
Mall edhe brenga, mall edhe brenga,
Krejt papritur n’kraharor,
Na buçiste kënga, na buçiste kënga.

Ref.(x2)
Kurrë s’u tha e nuk u zbeh kjo atdhedashuria,
T’i bëjmë bashkë vilajetet që i ka pas Shqipëria.

DËRGOI:

VIDEOKLIPE

Komente 0