>
BIOSHQIP

Jolanda Dhamo, Kjo Mbretereshe E Muzikes Shqiptare...

08-04-2015
Zëri i saj i ëmbël të bënë për vete. Është ndryshe nga koleget e saj, dhe gjithnjë vjen fuqishëm me projektet e realizuara. Ajo ka një shpirt prej artisteje të vërtetë. Është kjo Jolanda Dhamo, këngëtarja shqiptare, mbretëresha e koncerteve dhe e festivaleve të njohura, e cila ka rrëmbyer çmime të ndryshme. Madje, ajo ka pushtuar zemrat e fansave, e siç duket ata janë të shumtë në numër. Janë bërë plotë 30 vite kur Jolanda është bërë pjesë e skenës muzikore shqiptare, duke sjell shumë bashkëpunime, këngë solo, videoklipe dhe plotë projekte tjera artistike. Por jo vetëm kaq! Jolanda është njëra prej këngëtareve shqiptare e preferuar në ahengjet familjare, e cila si gjithnjë ahengjet e tyre i madhështon. E për rrjedhojë siç ka konfirmuar për 04 Online, së shpejti do të jetë pjesë e një mega koncerti në Belgjikë, dhe poashtu në Milano të Italisë pritet të perfomojë së bashku me Elita 5 dhe Ylli Baka.
(04online)

Jolanda Dhamo, Kjo Mbretereshe E Muzikes Shqiptare...