TEKSTESHQIP
Jurgen Kacani - Një Herë Thone Të Trashegohesh
Jurgen Kacani
Një Herë Thone Të Trashegohesh

Për të rritur aspektin kreativ, ky krijim muzikor është bërë i disponueshëm në ekranet tona i realizuar në dimensionin vizual me një klip muzikor, i cili u punua nga MAX Production. Videoklipi u publikua me datë 24 Tetor 2012. Kënga ka punuar si kompozitor Mariola Kaçani, ndërsa teksti është përshtatur nga Armand Trebicka.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Rreth e rrotull më vjen fati
Sevdaja s'është punë inati
Do marr nuse Lazarati
Se i kam sarajet gati

Prite prite gjersa prite
Pse s'e merr gjirokastrite

E do ta marr po ku ta marr
E i ziu unë s’po gjej karar
Opo do ta marr po nga ta marr
E s'i vihet zemrës kandar

Një herë lind, një herë martohesh
Një herë thonë të trashëgohesh

Më thonë merre përmetare
Të kesh lule në dritare
Merre thonë nga Mallakastra
Se i ka duart e arta

Prite prite ç’u përpoqe
Merre more sarandiote

E do ta marr po ku ta marr
E i ziu unë s’po gjej karar
Opo do ta marr po nga ta marr
E s'i vihet zemrës kandar

Një herë lind, një herë martohesh
Një herë thonë të trashëgohesh

Një mijë lule ka kurora
Po veç njëra është nga Vlora
Me shumë ngjyra është ylberi
Po e para është nga Fieri

Prite prite ç’të sjell fati
Merre vajzën nga Berati

E do ta marr po ku ta marr
E i ziu unë s’po gjej karar
Opo do ta marr po nga ta marr
E s’i vihet zemrës kandar

Një herë lind, një herë martohesh
Një herë thonë të trashëgohesh

Në sabah kur më çoi rruga
Thashë e dua që nga Struga
Nga Delvina, nga Skrapari
S’jam i fundit, as i pari

Prite prite t’u dogj xhani
Merre vajzën nga Elbasani

E do ta marr po ku ta marr
E i ziu unë s’po gjej karar
Opo do ta marr po nga ta marr
E s’i vihet zemrës kandar

Një herë lind, një herë martohesh
Një herë thonë të trashëgohesh
Komente 1