>
BIOSHQIP

Kastro Zizo, Gati Për “Kasketa Show”

08-11-2013
Këngëtari dhe prezantuesi i emisionit “Kasketa” në televizionin “A1 Report” Kastro Zizo është duke përfunduar detajet e fundit të përgatitjes për emisionin “Kasketa Show”.

Tashmë programi i njohur do të vij live për publikun duke përcjellë kështu të pathënat, spektaklin, madje edhe pjesë unplugged të realizuara nga artistë të ndryshëm, duke i përçuar në këtë mënyrë emocionet direkt. “Kasketa Show” do të nisë të shtunën në orën 22 e 30, dhe do të shoqërojë publikun çdo të mërkurë dhe të shtunë në këtë orar.

Në faqen e tij zyrtare në Facebook, vetë Kastro ka publikuar një foto në të cilën e shohim tek studio e re duke u përgatitur për emisionin e mbrëmjes së të shtunës.

Mbetemi në pritje për të parë surprizat e këtij e “Kasketa Show”, e cila do të jetë tërësisht live.
(Xhulia Karavella/shqiptarja)

Kastro Zizo, Gati Për “Kasketa Show”