>
BIOSHQIP

Kastro Zizo, Nesër Në Top Fest

05-03-2014
Prezantuesi dhe këngëtari Klevis Bega ose Kastro Zizo ka shkruar në profilin e tij në Facebook se së shpejti do të kthehet në botën e muzikës me projekte të reja.

“Ok. Lajmërime muzikore: Duke u menduar pak isha në dilemë për ti zbuluar projektet e mia muzikore apo jo! Vendosa që po. Në fund të fundit muzikën përveç se e bëj për vete e bëj më shumë për ju. Të enjten në Top Fest kënga jashtë çdo eksperimenti por, shumë simpatike në bashkëpunim me Borjana Dokle- Georgieva. Një këngë që do ju shoqërojë në kujtimet e verës. Këtë fundjavë fillojnë xhirimet e këngës që do bëjë të mendushëm dhe kërcyshem shumë nga ju...vjen me shoqen time të vjeter Elinara Shehu. Pas tyre dal dhe vetëm me 2 projekte të tjera. Pushimi i gjatë në muzike...mbase diçka e mirë del! Flm”, ka shkruar Kastro në faqen e tij në Facebook.

Kastro vijon programin e tij Kasketa në televizionin A1 Report.


Kastro Zizo, Nesër Në Top Fest