TEKSTESHQIP

Kastro Zizo: Mos Më Quani Më Kastro, Por Klevis Bega

3-9-2012
Kastro Zizo: Mos Më Quani Më Kastro, Por Klevis Bega
Jeta e re ne Tirane: Nuk do jem me Kastro Zizo

Pas disa telefonatash dhe shume kembengul je nga ana jone, me ne fund pranoi te na takonte, por nuk donte kurrsesi te jepte interviste per jeten private. Nderkaq, qellimi yne ky ishte. Donim ta pyesnim per arsyet e ndarjes, per marredhenien me ish bashkeshorten. Por prape takimi nuk shkoi kot, sepse Kastro Zizo ka gjithmone dicka per te thene. Ketu duhet patjeter te sqarojme se ai ka vendosur, te pakten per momentin te mos jete me Kastro. Madje e ka marre inat. Eshte lodhur me te. Keshtu qe kjo bisede u be midis nesh dhe Klevis Beges, djalit artist. Eshte ashtu i drejtperdrejte sic e njohim, por me i qete se Kastro. Jo aq trasgresiv... Thote se nuk pi shpesh, ndryshe nga c'mund te mendohet. Na tregon se ka punuar shume, dhe nepermjet punes ka arritur ate qe nuk arrihet lehtesisht. Ai ka realizuar te gjitha endrrat e veta! Kthehet ne Tirane pas dy vjetesh qendrimi ne Prishtine, me endrra dhe qellime te reja. Do filloje gjithcka nga e para...

Jeni ne Tirane prej pak kohesh. Jeni kthyer perfundimisht?
-U be nje muaj qe jam ne Tirane. Nuk besoj se do rikthehem me ne Prishtine. Kalova dy vjet atje, i mbylla te gjitha punet qe doja te beja.

Si keni kaluar me njerezit atje? Ishte e veshtire te pranoheshe apo te pershtateshe?
-Njerezit ne Prishtine jane te ndare ne disa shtresa, ne disa rrathe. Ne rrethin kryesor qe perbehet nga Prishtinalite vendas eshte e veshtire te te pranojne, por nese behesh pjese e grupit ata bejne gjithcka. Kjo ndodhi me mua. Edhe atje nese nuk je vendas ndodh qe nuk te afrojne, te gjykojne. Madje me shume se ketu, sepse Tirana eshte me e madhe dhe ne nje fare menyre jemi te gjithe te ardhur.

Po origjina juaj cila eshte?
-Im ate eshte permetar kurse nena korcare. Vete kam lindur ne Lushnje dhe kam jetuar atje deri ne moshen tete vjec. Pastaj shtegtova. Me cuan neper shkolla...

Me cfare do merreni tani?
-Kam studion time te produksionit audio dhe video. Kam disa projekte qe do t'i realizoj shume shpejt. Kam gati disa kenge qe do dalin ne treg. Kam xhirimin e videoklipit ne bregdetin e jugut keto dite. Kam plane per festivalin "Kenga Magjike"... Kenga per te cilen do xhiroj kete fundjave eshte ne bashkepunim me Genen. Do te jete nje kenge plot ritem, verore. Vendosa vete qe kenga te dilte pikerisht tani, sepse dua qe ritmin plazhit, t'ia jap pas plazhit. Pastaj do kem nje tjeter kenge ku do jem vetem, per "Kengen Magjike". Do te jete sociale, 'dark' shume e erret, ka pak edhe nga jeta ime. Keto jane projekte te studios se re qe sapo eshte krijuar, ku do te realizohen kenge dhe klipe.

Si quhet studio dhe cilet jane kengetaret qe keni ne menaxhim?
-Akoma nuk ka nje emer (qesh). Mariza Ikonomi, Samanta Karavella, Eltina Minarolli...

Kur komunikuam bashke na thate se dita juaj fillon pas ores 12 te drekes. Pse zgjoheni kaq vone?
-Ka pasur raste keto dite qe kam bere nje stakim te trurit. Zakonisht zgjohem heret, por kam dashur te parazitoj. Por edhe kete faze e mbylla. Dje per shembull jam zgjuar qe ne oren 8 e gjysme dhe kam dale per vrap. Kam filluar te merrem me sport.

Besoni tek familja si koncept?
-Bazamenti i nje shoqerie eshte familja. Pavaresisht se une kam pasur fatin e keq... Por dashamiresia ime ka qene shume e madhe, dhe kam menduar qe edhe mund ta kaloj te gjithe jeten me nje person. Per mua ne asnje nga rastet nuk ka qene gje e shpejte dhe kalimtare. Jam shume utopik ne shume gjera. Si ne martese, si ne nje raport te thjeshte ideja eshte te dish te mirembash ate qe ke ne dore. Jane institucione masash qe ne i kemi krijuar dhe kane nevoje per rinovime. Une jam njeri qe krijoj rutine ne nje raport. Nese jam dy jave me nje femer qe e dua, kur jam rehat e bie ne rutine shpik patjeter dicka se nuk e duroj dot rutinen. Kjo ka te beje pak edhe me masat sadomazo qe une kam brenda vetes.

Po nga "Facebook" pse jeni ndare?
-U lodha, u acarova. Nuk doja te isha me fare ne kontakt me njerezit. Une e kam ne natyre, dhe nese me shkruanin, nuk mund te beja si 'super star'... Te gjitheve u ktheja pergjigje. Po kjo eshte nje faze qe do kaloje. Do bej ca kohe pushim edhe ne kete pjese.

Jeni ndare edhe nga daljet tek Arjan Cani?
-Tek Cani njerezit kane pare anen time me te keqe, me bastarde. Ne fakt kane pare ate qe une kam dashur te shohin. Por une nuk jam ai... E kam Klevis Bega emrin. Gjithmone them se nuk do dal me, po prape e bej. Megjithate aty kam bere shume lojera. Nje pjese e vogel ka kuptuar qe edhe kur kam qene i dehur, jam dehur sepse kam dashur. Kjo nga njera ane eshte 'ok' dhe ndihmon, sjell avantazhe. Por une nuk jam i tille. Jam nje njeri qe ka shpenzuar jo pak kohe, nerva edhe para minimalisht per shkollimin tim. Kam nje diplome ne astro-fizike, nje tjeter ne skenar-regji animacioni, nje tjeter ne diplomaci. Prape ne fund kam zgjedhur qe here pas here te bej "palacon" mediatike. Kete nuk e kam bere per vete... Pertej egocentrizmit tim madhor, egoja kur eshte shume e theksuar shkrihet ne sistem. Sepse e gjithe ajo ego e brendshme, duhet shkrire me sistemin duke dhene me te miren ne nje forme apo nje tjeter. Gjithmone kam dashur qe me mundesite e mia te bej mire. Por ja pastaj te me gjykojne me nje terminologji 'alla palaco' apo 'klloun', gje qe ne fakt e kam zgjedhur vete. Rikthimi im ne Tirane eshte nje lloj kapitulli i ri qe hapet ne jete, por pa keto qe permenda me lart.

Dime qe per shume vite keni qene jashte Shqiperise. Si i kujtoni?
-Kam udhetuar shume dhe me krenari mund te them qe kam vizituar gati 65% te botes. Punoja ca kohe, dhe pastaj zgjidhja nje vend qe nuk e kisha pare e nisesha per atje. Keshtu kam bere per shume vite, derisa u ktheva ne Shqiperi.

Pastaj kur u kthyet?
-Fillova te jepja mesim ne "Fakultetin e Shkencave" per disa muaj. Pune qe me pelqente kjo, por e lashe shpejt, sepse doja me shume te merresha me krijimin, me muziken.

C'mendim keni per boten e showbiz-it ne Shqiperi?
-Kjo pseudo elita qe jane rritur me gjize e me presh dhe nga ana tjeter shesin veten sikur jane rritur neper qytete te medha e ambiente mondane... Pavaresisht menyres se si jam komportuar une ne media, mendoj se keta nuk duhet as t'i afroheshin mikrofonit. Duhet te laheshin shume here perpara se te dilnin ne nje media, mundesisht edhe para nje interviste ne gazete. Por nuk e bejne.
Ketu flas vetem per nje pjese te caktuar sigurisht. Per fat ne kemi edhe shume artiste qe i vleresoj e me frymezojne. Gjithsesi, une jam njeri social, e pranoj realitetin objektiv sic eshte, edhe pse fluturoj here pas here. Kete e bej duke ia dhene ca te mira dhe mundesisht shume te keqija, te gjitha fajet atij qe e kam quajtur Kastro Zizo.

Ju pelqen qe jeni njeri i njohur?
-E quaj veten me fat qe pas vetes kam nje lloj popullate ndoshta pak te cuditshme, pjesa me e madhe njerez te thjeshte, por edhe intelektuale qe i kam "ushtare" te mite. Tentoj qe ne ideologjine time te me kopjojne apo te me vjedhin disa gjera. Veten nuk e quaj personazh vip apo ku di une... E quaj veten fatlum, sepse kam nje dritare te hapur e kur dal ne te e bertas, kam pese njerez qe me degjojne. Kurse pjesa tjeter kane nje shtepi ku mbyllen e sado te hapin dyer e dritare, nuk i degjon njeri. Eshte fat te jesh njeri publik, sepse ke mundesi te thuash pese gjera me shume. Por pa genjeshtra.

Jeni kunder genjeshtrave?
-Une jam adhurues i asaj qe ne quajme genjeshter. Tundimi per te dale jashte realitetit ka qene duke e zbukuruar ate. Prandaj une nuk e quaj 'genjeshter', por zbukurim realiteti.

Ju pelqen te jeni i pasur?
-Munda ta quaj veten nje njeri pseudo kapitalist qe ka para e qe do te beje para. Ato para i bej vetem me qellimin qe t'i ve ne funksion te endrrave te mia. Fatmiresisht deri sot ate cka kam enderruar, e kam realizuar. Me dhune, pa dhune... Dhe do vazhdoj ta bej.

Dhe endrra e radhes cila eshte?
-Te arrij te behem nje deputet i mire. Vitin tjeter kam ndermend te kandidoj si perfaqesues politik i "Levizjes Socialiste per Integrim" dhe shpresoj te fitoj.
(adelajda xhamani/bluetooth)

Komente 0