TEKSTESHQIP

Kastro Zizo, Konsulent Dashurie Në Televizion

21-12-2012
Kastro Zizo, Konsulent Dashurie Në Televizion
Kastro Zizo rikthehet në skenë me dy emisione, ku njëra prej tyre e sheh atë si një mjek i dashurisë.
Prej daljes në skenë problemet në jetën private nuk i përfunduan asnjëherë Zizos.

Këngëtari vite më parë ishte i martuar me një vajzë jo të njohur në media, me të cilën ai ka një fëmijë. Por, kjo lidhje përfundoi shumë shpejt, për shkak të problemeve të tij me alkoolin.

Vite më vonë, këngëtari gjeti veten në krahët e moderatores kosovare, Erleta Hoti. Edhe pse lidhja e tyre u diskutua mjaft shumë, janë apo nuk janë në lidhje, ata sollën në jetë një vajzë. Edhe kjo lidhje, gjeti fundin shumë shpejt.

Këso lloj eksperienca, Kastro ka përjetuar shumë në jetën e tij, sa që ka vendosur të ideojë edhe një emision me lidhjet e tij të dështuara.

"Është një lloj autoironie që i bëj vetes. Ku ka më mirë se unë për të folur për dashurinë, me aq fejesa e martesa sa kam lënë pas krahëve! I kam kaluar të gjitha dhe tani i iluminoj njerëzit. Është një reality shou me nuanca 'fiction' dhe që do të më ketë protagonist mua, por jo vetëm. Do të jem së bashku me disa personazhe të tjerë. Unë vij vërdallë nëpër Tiranë apo Shqipëri dhe kam kamera që më ndjekin ngado. Do xhirohet thuajse gjithçka, vetëm disa intimitete nuk do xhirohen", ka thënë Kastro.

"Doctor Love" quhet emisioni i cili do të fillojë transmetimet të hënën, një herë në javë.
(Telegrafi)

Komente 0