TEKSTESHQIP

Kastro Zizo Do Martohem Përsëri

4-3-2013
Kastro Zizo Do Martohem Përsëri
Kastro Zizo: Erleta e semure psikike, me gruan e pare i kam mire punet

"Erleta Ukshin Hoti, si ish-bashkepunetore e imja, te lutem me ler rehat ne jeten time, qe me flet lart e poshte per pergjegjesite e mia. Une jam i gatshem per cdo gje ndaj vajzes sime, por ti nuk me lejon ta shoh e ta prek. Erdhi momenti te flas. E do flas shume…".

Ka qene ky, statusi i kantautorit Kastro Zizo, qe na kuriozoi per te mesuar me shume rreth marredhenies se tij me Erleten, vajzen simpatike nga Kosova, nga lidhja me te cilen ka edhe nje femije. Kersherise sone per te mesuar dicka me shume, Kastro iu pergjigj dashamiresisht, duke na besuar keshtu kete rrefim te pare per divorcin…
Lexova ne ‘Facebook’ qe ke vendosur me ne fund te flasesh per ndarjen nga Erleta. Pse tani?

Ne fakt ende nuk dua te flas, se femrat bejne llafe, por nese me duhet te them dicka, atehere them qe tani ishte momenti, se durova shume pas blasfemise dhe vrerit qe ajo hodhi per mua.

Pse u ndate ju?

S’e di as une pse u ndame. Di qe beme mire qe u ndame...

Ndikoi emisioni i Arian Canit?

Ishte thjesht nje shkendije ai emision.

Pse ike aq shpejt pas lindjes se vajzes? Nuk mund te duroje edhe pak?

Une nuk kam ikur ne asnje moment. Une jam perzene ne menyren me bastarde te mundshme. Une jam trajtuar si nje qen i marre ne rruge...

A je bere pishman pas rikthimit ne Tirane?

Asnjehere. Tirana eshte qyteti im. Ketu kam gjithcka, perfshi dhe femrat me te bukura ne bote.

E ke tentuar apo menduar ndonjehere ribashkimin?

Jo.

Hera-heres shoh qe beheni miq ne ‘Facebook’ me Erleten. Ti i poston asaj zemra ne mur; cfare pastaj ndodh qe ziheni prape?

S’e di per kete gje. Mbase i ben ajo vete, meqe me kontrollon ne cdo hap qe une bej ne jete. Mundesisht edhe sa kafe e birra pi ne Tirane, se ne cilin bar jam ulur dhe me sa femra jam rrethuar. Ajo ka dhe password-in e ‘Facebook’-ut, keshtu qe i krijon vete keto etyde te deshperuara.

Sa kohe ke pa e pare vajzen?

Kam disa muaj... Nuk kam si ta shoh, se eshte e vogel, e mitur ende. Dhe ne rruge nuk mundem, aq me teper ne ate klime qe rrethon Prishtinen, pervec faktit qe nuk ma lejon njeri qe ta shoh. Nuk e mendojne qe jeta s’eshte per ca dite. Nuk kuptojne qe vajza do rritet dhe do me kerkoje shume...
Ne nje interviste te para disa muajve, Erleta e ka arsyetuar keshtu faktin pse nuk ju le ta shihni vajzen: Nje baba qe vjedh dhe vajzen e tij njemuajshe (kursimet qe kishte mbledhur ajo – Erleta - per te voglen), nuk do te kete vend ne jeten e saj, deri sa kete ta vendose sistemi gjyqesor. C’mund te thuash per kete?

Une nuk mund te komentoj per njerez qe kane probleme te medha psikike.

Do ta cosh ne gjyq kete ceshtje?

Jo, s’ka asgje per gjyq. Ajo le te beje c’te doje, nga ana ime eshte e mirepritur per cdo gje.

Po me gruan e pare, si i ke marredheniet?

I kam shume mire... Ne nje fare menyre une e rrita ate, ose me sakte ne rritem njeri-tjetrin. Eshte totalisht tjeter situate.

Takohesh me djalin, cfare te thote ai?

Takohem shume shpesh. Ai tashme eshte nje burrik i vogel. E dua shume. Ai eshte kopja ime ne psikologji dhe pamje, por nuk do doja qe te bente disa prej gabimeve qe kam bere une ne jete.

C’mendon sot per martesen?

Mendoj se se shpejti do martohem prape.
Ne emisionin "Zone e Lire", ke deklaruar se fundmi se po te dije te kerkoje falje, do ishe akoma me gruan e pare; eshte vertet keshtu?

Mbase... Por, nuk do doja te isha as me te paren, as me te dyten, dua totalisht tjeter gje ne jete tashme.

A ka ndonje femer tjeter ne jeten tende? Ke filluar nje lidhje te re?

Jo, nuk kam filluar... Shume femra kane filluar me mua dicka.

Te ka frymezuar per ndonje kenge te re, deshtimi i dyte ne martese?

Une nuk kam deshtuar ne asnje martese. Thjesht mua nuk kane ditur te me mbajne.
(BalkanWeb)

Komente 0