TEKSTESHQIP

“Kasketa Kastro Show“, Debut I Suksesshëm

11-11-2013
“Kasketa Kastro Show“, Debut I Suksesshëm
Kasketa Show nisi mbrëmjen e të shtunës në ekranit e A1 Report. Ardhur në një studio të konceptuar me një stil amerikan të viteve 30 të, Kasteka e drejtuar nga Kastro Zizo vjen këtë herë live për publikun e A1 Report.

Emisioni i parë i sjellë në formatin e ri ka patur një bum audience dhe klikimesh në web por edhe komentesh në You Tube.
E ftuara e parë në show-n e Klevis Begës ishte Flavia, një modele mjaft simpatike duke vijuar më pas me këngëtarin Andos si dhe grupin e djemve të rinj KERR (kulla e rrojes) të cilat kanë realizuar video mjaft interesante të realizuara prej tyre si dhe të postuara në You Tube.

21 vjeçarja Flavia Vishe ka treguar se përveçse me modelim ajo meret edhe me një sport siç është Kick Box.
Më tej biseda ka vazhduar me këngëtarin nga Kosova Andos, i cili ka treguar edhe për eksperiencën e tij më të re në Shqipëri në garën e kërcimit "Dancing With The Stars" ku edhe Kastro vetë është protagonist.

Si temë e emisionit ka qenë koncepti i frikës ku Kastro ka pyetur të ftuarit se nga se frikësohen ata dhe si e konceptojnë frikën.

Këngëtari Andos ka folur për klipin e tij më të ri me titull "Ma e mira n’botë" e cila i dedioket femrave.
Mes të qeshurash dhe batutash të shumta që nuk kanë munguar asnjëherë në Kasketa ka përfunduar edhe emisioni i parë i këtij formati të ri.

Kasketa Show do të vijë çdo mërkurë dhe të shtunë në orën 22 e 30 me të ftuar gjithnjë të veçantë dhe me histori të shumta për të rrëfyer në stilin "Kasketa" vetëm në televizionin A 1 Report.
(shqiptarja)

Komente 0