TEKSTESHQIP

Kastro Zizo: Kasketa Show “Zhvesh“ Personazhet

14-11-2013
Kastro Zizo: Kasketa Show “Zhvesh“ Personazhet
Emisioni "Kasketa Show" nisi mbrëmjen e të shtunës në ekranit e A1 Report me një bum audience.

Ardhur në një studio të konceptuar me një stil amerikan të viteve 30, ndërthurur dhe me një frymë evropiane, Kaseka e drejtuar nga Kastro Zizo vjen këtë herë live për publikun e A1 Report.

Në një intervistë për "Shqiptarja.com" Kastro Zizo na rrëfen risitë e formatit më të ri të "Kasketa Show-t", emision ky që ka patur një bum audience dhe klikimesh në web, por edhe komentesh në You Tube.

Ndryshe nga sezoni i kaluar, këtë sezon Kasketa vjen dy herë në javë me tematika të caktuar dhe me një larmishmëri personazhesh.

Përveç moderatorit Kastro Zizo, pjesë e këtij talk-show janë bërë edhe grupi i të rinjve Kerr, të cilët do të jenë pjesë e këtij emisioni çdo të mërkurë dhe të shtunë.
Mes të qeshurash dhe batutash të shumta që nuk kanë munguar asnjëherë në Kasketa ka startuar ky talk-show.

Kasketa Show do të vijë çdo mërkurë dhe të shtunë në orën 22 e 30 me të ftuar gjithnjë të veçantë dhe me histori të shumta për të rrëfyer në stilin "Kasketa" vetëm në televizionin A1 Report.

Sapo ka marrë jeta puntata e parë e emisionit "Kasketa Show". Këtë herë vjen ndryshe nga sezoni i parë. Pse kjo zgjedhje?

Ndryshe nga Kasketa paraprake që zgjati diku tek tetë muaj, i cili kishte konceptin e really-t, sërish i kemi qëndruar besnik këtij koncepti, por këtë herë një talk-show në studio. Studio është konceptuar një formë pak më ndryshe, retrospektivë në vite me një panel dhe tavolinat ku do rrinë të ftuarit, e cila është postmoderniste, një ndërthurje midis asaj që çdo njeri përbrenda e ka dhe tek ajo pjesa foteristike që ata shprehin tek Kasketa Show.

Pse keni zgjedhur pikërisht një stil amerikan për emisionin tuaj?

Nuk është tamam një stil amerikan! Në fakt në stil amerikan që ngelet tek kujtimet është konceptuar vetëm tavolina sepse pjesa dërrmuese është me element të theksuar evropian. Le të themi se është një geto e fund shekullit XXI dhe XX të Amsterdamit apo Parisit të ndërtuar, flas në skenografi. Edhe skenografia flet në këtë emision, nuk është thjeshtë një imazh, por është ai imazh që kur ndërthuret me personazhet jep edhe vlerën dhe antivlerën që ata kanë.
Mendoni se ky lloj really-show sjell një frymë ndryshe nga ata çka kemi parë në ekranet shqiptare?

Unë jam me këtë, që në ekranet shqiptare ka me dhjetëra talk-show të këtij lloji, por secili ka audiencën e vet dhe secili ka moderatorët e vet. Unë i mbetem besnik idesë që një emision merr fytyrën e moderatorit. Kështu që, në rastin tim edhe vetë "Kasketa Show" ka nisur të marrë trajtat e duhura që ndodhen poshtë kasketës sime me një logjikë. E kam vënë re që audienca e ka pëlqyer dhe kam marrë vlerësime, pasi ndoshta dhe mënyra e moderimit nga ana ime dhe lirshmëria që unë kam në këtë lloj formati ka ndikuar tek audienca. E rëndësishme për mua janë të ftuarit, të cilët në studion time kanë atë lirshmërinë jashtë formalizmave. Edhe kur në panel është një politikan, ku jemi mësuar ta shikojmë rëndomtë nën klishet politike, në "Kasketa Show" kur bëhet debat politike edhe vetë ata janë më të çliruar. Pra, shikojmë një anë tjetër të këtyre njerëzve të kamofluar ndaj një petku dhe një kostumi të shtrenjtë.

Cili është qëllimi i "Kasketa Show-t"?

Vetë kasketa si një llogjikë, si një kapele që zbulon se çfarë ndodhet poshtë kasketës së personazhit. Dashje pa dashje me mua zhvishen jo lakuriq në trup, por me mendje. Mendja kontrollon trupin.

Si i përzgjidhni personazhet e Kasketës?

Kryesisht në bazë të tematikës, pasi në këtë sezon kemi ndryshuar drejtim, çdo të mërkurë dhe të shtunë ne do të sjellim për teleshikuesin një tematikë të caktuar dhe në këtë mënyrë dhe personazhet do të jenë në fushat përkatëse. Por, kryesisht personazhet i përzgjedh vetë duke bërë të mundur kështu një larmishmëri midis një politikani, aktori apo një parukiere.

Po spektakli "Dancing with the stars" çfarë sjell për ju?

Përveçëse një spektakël tërheqës, mbi të gjitha po më bën të mbajë trupin në formë dhe të heq pak kilogramët e ujit të gazuar që pi çdo ditë.

Cilat janë projektet e tua më të afërta?

Tani po nxjerr në treg një këngë të re, së shpejti nis "Doktor love" një emision radiofonik i orëve të vona, sapo kam hapur një lokal në bllok dhe me shumë femra në qarkullim.
(b.t/shqiptarja.com)

Komente 0