TEKSTESHQIP

Mesazhi I Erleta Hotit Për Ish-Bashkëshortin Kastro Zizo

15-9-2014
Mesazhi I Erleta Hotit Për Ish-Bashkëshortin Kastro Zizo
Erleta Hoti ka një mesazh për ish-bashkëshortin e saj, Kastro Zizon, me të cilin ka edhe një vajzë, Nian. Kastro i ka kushtuar një këngë vajzës së tij, ndërkohë që, sipas Erletës, ai nuk përkujdeset fare për vajzën.
Ja çfarë shkruan ajo:
"Kënga "Papalove" nga Klevis Bega aka Kastro Zizo është publikuar në qershor të vitit 2014, si dhuratë nga unë dhe vajza ime Nia për babain e saj, i cili përkujdeset për të vetëm duke i shprehur dashuri përmes këngëve, por jo dhe dashuri atërore… qoftë ajo edhe dashuri morale. Janë gënjeshtra "prononcimet" mediatike se kjo këngë është publikuar dhe promovuar këto ditë.
Për të dytën herë Nia i falenderohet babait të saj, i cili mundohet ta bëj vetën VIP duke kënduar për vajzën e tij e jo duke u perkujdesë për të!", shkruan Erleta.
(Indeksonline)

Komente 0