TEKSTESHQIP

Kastro Zizo
Asaj
Lyrics

Më ka marrë shumë malli,
më ka marrë.
Je e diela ime në kalendar.
Ti je flakë që s'shuhesh,
jo, asnjëherë,
dashuria e parë!

Nuk e di ku po shkoj,
çfarë po bëj.
Endem unë në këtë qytet.

Hija jote më mundon edhe më prek.
Ma bën shpirtin copë e çikë.

Në çdo fytyrë të një femre të shoh.
Ndoshta të shoh,
por nuk të njoh.

Unë kam qarë për shumë gra.
Kush e tha?
Po për ty kam qarë më shumë.

Gota plot, zemra bosh,
monoton
që nuk di nga t'ia filloj.
Këtu do të jem ndoshta deri në agim.
Do pi, do dehem për shpirtin tim.

Më ka marrë shumë malli,
më ka marrë.
Je e diela ime në kalendar.
Ti më je dielli në perëndim
që flakë ka marrë.

Më ka marrë shumë malli,
më ka marrë.
Je e diela ime në kalendar.
Ti je flakë që s'shuhesh,
jo, asnjëherë,
dashuria e parë!

Nuk e di ku po shkoj,
çfarë po bëj.
Endem unë në këtë qytet.

Hija jote më mundon edhe më prek.
Ma bën shpirtin copë e çikë

Në çdo fytyrë të një femre të shoh.
Ndoshta të shoh,
por nuk të njoh.

Unë kam qarë për shumë gra.
Kush e tha?
Po për ty kam qarë më shumë.

Gota plot, zemra bosh,
monoton
që nuk di nga t'ia filloj.
Këtu do të jem ndoshta deri në agim.
Do pi, do dehem për shpirtin tim.

Më ka marrë shumë malli,
më ka marrë.
Je e diela ime në kalendar.
Ti më je si dielli në perëndim
që flakë ka marrë

Më ka marrë shumë malli,
më ka marrë.
Je e diela ime në kalendar.
Ti je flakë që s'shuhesh,
jo, asnjëherë,
dashuria e parë

----------------

Më ka marrë shumë malli,
më ka marrë.
Je e diela ime në kalendar.
Ti je flakë që s'shuhesh,
jo, asnjëherë,
dashuri e parë