Kështu Urojnë Artistët Për Festën E Pavarësisë
17-2-2016
Data 17 shkurt ka një domethënie të madhe për mbarë popullin tonë. Tetë vjet më parë, po në këtë datë, populli ynë u bë me shtet të dytë të pavarur, Kosovën. Urimi ynë për shekujt e brezat që vijnë, kalon çdo kufi tjetër. Pyetur rreth asaj se si do e uronin tetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës, artistët uruan kështu:...
Remzie Osmani:
Remzie Osmani:
Gëzuar 8 vjetori i pavarësisë së Kosovës. Uroj që me punën tonë, me përpjekjet tona, po dhe me sakrificën tonë të jemi më të bashkuar se kurrë, të çojmë përpara Kosovën tonë me një qëllim, për një të ardhme sa më të mirë për popullin tonë shqiptar. Gëzuar!
Arsim Bunjaku:
Arsim Bunjaku:
Urime të gjithë shqiptarëve kjo ditë e shënuar, që erdhi pas një rrugëtimi të gjatë dhe plot sakrifica, një ëndërr e cila mori jetë sot e tetë vjet më parë, një moment për të cilin u dha aq shumë nga breza të tërë, e që vazhdon të mbetet një datë e shkruar me germa të arta në kalendarin e zemrave tona. Le të jetë ky frymëzim i përhershëm për ata që do të vijnë, dhe të mos harrohen ata që u flijuan dhe derdhën gjakun që ne ta shijojmë lirinë që e deshëm aq shumë...
Shqipe Kastrati:
Shqipe Kastrati:
Të gjithë popullit shqiptar, kudo që gjinden, "Gëzuar pavarësinë", me të vetmen dëshirë që vitet tjera t'i festojmë në një shtet, në një Shqipëri etnike. Gëzuar Kosova ime e dashur!
Nexhat Osmani:
Nexhat Osmani:
Ju uroj të gjithëve festën e pavarësisë. Shpresoj të vijë koha që të krenohemi për këtë shtet dhe të festojmë ashtu si i ka hije një shteti dita e pavarësisë, e jo me protesta!
Afërdita Demaku:
Afërdita Demaku:
I uroj gjithë popullit shqiptar, urime pavarësinë. Fat e mbarësi për të gjithë ne. Dhashtë Zoti që në të ardhmen të lëvizim më të lirë e të festojmë më të bashkuar!
Labinot Rexha:
Labinot Rexha:
Do të kisha dëshirë të uroja si presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova, që thoshte: "Dua të bëhet -Dardania e Shqipërisë-". Prandaj, ju uroj të gjithëve "pavarësinë dardane" të Shqipërisë. Uroj në përshpejtimin e hapave për Bashkimin Evropian dhe liberalizimin e vizave, që populli të mos jetë më i izoluar...
Gressa Behluli:
Gressa Behluli:
Të dashur shqiptarë kudo që jeni, gjithë ndjenja e dhimbjes dhe krenarisë së popullit tonë u kurorëzua me fitoren e pavarësisë. Me gjithë zemër, Gëzuar!
Gjon Karrica:
Gjon Karrica:
17 Shkurti është datë tejet e rëndësishme për historinë e Kosovës, pasi pas një sërë përpjekjeje, Kosova fitoi pavarësinë, duke realizuar ëndrrën më të madhe të shqiptarëve. Kjo datë është me rëndësi të jashtëzakonshme. Po, a është vendi plotësisht i pavarur? Më duket që ka shumë punë për t'u bërë, e kjo është detyrë e politikës në vend. Uroj për ditë më të mira, për më shumë punë, por edhe liri të shprehjes. Kosova duhet të ecë përpara, në hap me botën. Urime!
Kolë Oroshi:
Kolë Oroshi:
Urime 8 vjetori i pavarësisë! Ta duam dhe ta respektojmë njëri-tjetrin. Zoti e bekoftë popullin shqiptar!
(Arsim Kolari - teksteshqip.com)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 1