TEKSTESHQIP
Klajdi Musabelliu - Nje Shprese Per Jeten Time
Klajdi Musabelliu
Nje Shprese Per Jeten Time

Muzika e këngës vjen si kompozim nga Luan Zhegu, për fjalët e këngës u kujdes Arben Duka, ndërsa orkestrimin e krijoi Shpëtim Saraçi.

Teksti :: Song Lyrics

Pak dashuri prej zemre,
kërkova unë nga jeta,
Por zemrën e babait,
se gjeta që se gjeta

Eh fati i jetimit,
sa larg nga syri zotit,
ndaj jeta rrjedh e hidhur
si pikëza e lotit.

Por një portret i dashur
me del ne ëndërrime,
si dritë dashurie,
si shpresë për jetën time

Ndaj veten se lëshova,
në krah të pikëllimit,
për ju me shpirt këndova,
gjithë këngët e gëzimit

Jetova dhe këndova,
mes shpresës edhe lotit,
dhe fatin ja besova,
gjithë juve edhe zotit

Në shpirt qirinjt mu fikën,
se fryu një furtunë
ditet e bardha ikën,
dhe vetëm mbeta unë

Vetmia nuk më mbyti,
su bëra rob i saj,
në vit mu bë shpirti,
si lule çelur Maji

Por një portret i dashur,
me del në ëndërrime,
Si dritë dashurie,
si shpresë për jetën time

Kontribuan:
Feidra
Komente 0