TEKSTESHQIP
Kristi Lamaj - Dhe Babai Na Tha Po
Kristi Lamaj
Dhe Babai Na Tha Po

Këngën e punoi Petro Xhori & Kristi Lamaj, për orkestrimin punoi Xhumill (Xhulio Milloshi), ndërsa produksionin në studio e përgatiti Petro Xhori. Një klip ndikon tek suksesi, ndaj ky produkt i radhës erdhi tashmë si dhuratë online i realizuar në sferën vizuale me një videoklip muzikor, produksionin e të cilit e punoi MAX Production. Kjo premierë erdhi në platformat online me datë 20 Shtator 2024 dhe duke filluar qysh nga dita e parë ngjalli tepër kureshtje.
Teksti :: Song Lyrics
Obobo mos më çmënd
S'e takoj dot babanë tënd

Lule thashë, lule më je
Dil e më tako atje
The e vo, e vogël s'jam
Kam merak unë për babanë

Kam siklet e kam sevda
Po do vij se u çmënda
Erdha çupën të ta marr
Jepe fjalën bëje mal

Refreni
Obobo, obobo
Dhe babai na tha "po"
Obobo, obobo
Se ma dogje xhanin o

Obobo, obobo
Dhe babai na tha "po"
Obobo, obobo
Le ta djegim dasmën o

Më ke mua, ç'ke moj ç'ke
Dil e më tako atje
The e vo, e vogël s'jam
Të rrëmbej dhe po s'të dhanë

Shyqyr që ky hall mbaroi
Aman moj se më s'duroj
Ndaj më prit të Dielën o
Se babai na tha "po"

Le ta dijë, le ta dijë bota
Tani dil takomë te porta
Zemër o, zemër o
Erdha të të marr me vello

Refreni
Obobo, obobo
Dhe babai na tha "po"
Obobo, obobo
Se ma dogje xhanin o

Obobo, obobo
Dhe babai na tha "po"
Obobo, obobo
Le ta djegim dasmën o

DËRGOI:

VIDEOKLIPE

Komente 0