TEKSTESHQIP
Lorenc Hasrama - Shko
Lorenc Hasrama
Shko

Kompozitorë është Irkenc Hyka & Mario Bregu, për fjalët e këngës janë kujdesur Petro Xhori & Lorenc Hasrama, ndërsa bazën instrumentale dhe produksionin në studio e mori përsipër Unix Music.
 Një nga zërat më të dashur, vjen në festivalin magjik pas sukseseve të një pas njëshme. “Shko” vjen si një thirrje për çdo zemër të lënduar nga dashuria. Çdokush që ndjen se ka humbur rrugën drejt dashurisë, do të gjejë dritë në fund të tunelit më këngën e Lorencit.
Teksti :: Song Lyrics
Ti shko.
Merri gënjeshtrat dhe shko.
Më mirë pa mua jeto
Gabimet vetë i ke bo’.
Harro.

Se ti luje’ luje’ luje’ luje’
Me zemrën time.
Gjuje’ gjuje’ gjuje’ ti
Thika mas shpine.

Dashni’ me hile
Me mu’ s’ka deale.
Por ti s’e dije.

REFRENI:
Naj’herë nuk është e lehtë.
Pse nuk vjen, më mirë më vret.
Lujta’ për ty.
Nuk e ke pa’.
Zemra e di, pyte se sa….

Mos u kthe mo’ te unë.
Se nga unë more gjithçka.
Netët tona pa gjumë,
I harrove të gjitha.
Se zemrën mbushe plot,
Me faje.

Se ti luje’ luje’ luje’ luje’
Me zemrën time.
Gjuje’ gjuje’ gjuje’ ti
Thika mas shpine.

Dashni’ me hile
Me mu’ s’ka deale.
Por ti s’e dije.

REFRENI:
Naj’herë nuk është e lehtë.
Pse nuk vjen, më mirë më vret.
Lujta’ për ty.
Nuk e ke pa’.
Zemra e di, pyte se sa…
Komente 0